Brajan Gruda vazhdon të dhurojë spektakël në Gjermani – gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Brajan Gruda vazhdon të dhurojë spektakël në Gjermani – gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Brajan Gruda vazhdon të dhurojë spektakël në Gjermani – gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Ai ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të Leipzigut në fitoren e tyre të thellë me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj Union Berlinit.

22-vjeçari fillimisht asistoi tek goli i dytë në minutën e 50-të, me Romulon që realizoi për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 skuadrës së Leipzig.

Më pas Gruda kaloi në rolin e golashënuesit duke realizuar një gol të bukur për 3-1 në minutën e 72-të të ndeshjes.

Pas tetë ndeshjeve të luajtura deri tani në Bundesliga, Gruda ka një gol të shënuar dhe plot pesë asistime.

Për këtë paraqitje të tij ai është vlerësuar me notën 8.4 nga Sofascore, e cila ishte njëra ndër më të lartat e kësaj ndeshjeje.

Gruda pati 25 pasime të kompletuara, katër prej tyre pasime kyçe, si dhe një shans të madh për gol të krijuar.

Ai gjitashtu kompletoi shtatë driblime nga nëntë të tentuara si dhe doli fitues në shtatë duele me kundërshtarët.

Futbollisti i talentuar tani do të synojë që këtë formë të mirë ta vazhdojë edhe në mesjavë në Ligën e Kampionëve, aty ku Leipzig do të jetë nikoqire e skuadrës franceze Lens./Telegrafi/

Lexo edhe

Djali i Jakup Krasniqit reagon me mesazh prekës pas vizitës së babait në Kosovë

Djali i Jakup Krasniqit reagon me mesazh prekës pas vizitës së babait në Kosovë

Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet

Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet

Chelsea pëson humbje të rëndë nga Leeds United

Chelsea pëson humbje të rëndë nga Leeds United