Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm ‘Prime’ në “Big Brother VIP Kosova 5”, Fuego ka diskutuar me Bejtën dhe Erikun lidhur me deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës.

Në qendër të bisedës ishte gjuha e përdorur nga Fatlumi gjatë përplasjes me banoren, ku ai kishte bërë komente të ashpra për mënyrën e saj të jetesës dhe sjelljen jashtë shtëpisë.
Gjatë diskutimit, Fuego rikujtoi disa prej deklaratave të Fatlumit, i cili i ishte drejtuar Anjezës me fjalë si:
“Unë kurrë s’kisha marrë një grua si ti… Unë gruan tem e kisha mbyllë në shpi, s’e kisha lanë me dalë… Një femër që del në club s’është për me çu në shpi”.
Duke komentuar këto qëndrime, Fuego u shpreh kundër mënyrës se si Fatlumi ishte drejtuar ndaj Anjezës, duke e konsideruar të papranueshme një gjuhë të tillë.
“S’fliten këto sene”, u shpreh ai, duke kundërshtuar komentet e bashkëbanorit të tij.
Diskutimi mes banorëve vjen pas përplasjes së krijuar në spektaklin e së premtes, ku raporti dhe deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës u bënë pjesë e debatit në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be





