Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se zhvillimet globale mund ta çojnë njerëzimin drejt një lufte të tretë botërore.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, ndikimi më i madh pritet në Evropë, veçanërisht te energjia elektrike dhe karburantet. Si tregues të kësaj situate, Mickoski përmend edhe çmimin e gazit në bursat ndërkombëtare.

“Ne po përballemi me krizën më të madhe energjetike në histori, që njerëzimi mban mend. Në të njëjtën kohë, kam ndjesinë sikur bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore, në heshtje. Pritet një dimër jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht për Evropën, kur bëhet fjalë për energjinë. Këtu e kam fjalën fillimisht për energjinë elektrike, pastaj për karburantet dizel dhe benzinën pa plumb. Flas për çmime të larta, sepse nëse sot i shikoni bursat, do të vini re se gazi është trefish më i shtrenjtë krahasuar me çmimin që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, deklaroi Mickoski.

Lexo edhe

Aksident tragjik në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, vetura godet për vdekje 80 vjeçarin

Aksident tragjik në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, vetura godet për vdekje 80 vjeçarin

Altin Krasniqi falënderon qytetarët për solidaritetin pas vizitës së Jakup Krasniqit

Altin Krasniqi falënderon qytetarët për solidaritetin pas vizitës së Jakup Krasniqit

Trupat evropiane nga 11 shtete mbajnë stërvitje ushtarake në Poloni për një mision të mundshëm në Ukrainë

Trupat evropiane nga 11 shtete mbajnë stërvitje ushtarake në Poloni për një mision të mundshëm në Ukrainë

Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet | Momenti