Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj familjes së tij gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në kohën kur babai i tij qëndroi për katër ditë në Kosovë, në kuadër të një vizite humanitare.
“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimit, ai ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të nënës së tij.
Jakup Krasniqi, pas përfundimit të vizitës katërditore në Kosovë, pritet të kthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Burimi: Insajderi





