Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta, përgatitje për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta, përgatitje për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta, përgatitje për zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat, ndërsa kërkoi mobilizimin e strukturave të partisë dhe vijimin e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në selinë e PD-së me grupet e punës së qarkut Tiranë, Berisha diskutoi për vijimin e aksionit opozitar, organizimin e protestave dhe forcimin e strukturave në terren.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se energjia e krijuar nga mobilizimi qytetar, veçanërisht angazhimi i të rinjve, duhet të shndërrohet në një forcë të qëndrueshme politike.

“Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona”, u shpreh Berisha, duke kërkuar vijimin e mobilizimit të strukturave të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së deklaroi se objektivi i opozitës mbetet përballja me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i kushteve për ndryshim politik. Në këtë kuadër, ai e cilësoi protestën si një instrument të presionit qytetar dhe politik.

Berisha kërkoi gjithashtu që strukturat e partisë të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke theksuar se organizimi në terren duhet të ecë paralelisht me aksionin opozitar.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte bashkimi i faktorëve politikë dhe shoqërorë kundër qeverisë. “Shpresojmë të ngremë një front të përbashkët në interes të vendit”, deklaroi Berisha.

Takimi me grupet e punës së qarkut Tiranë u zhvillua në kuadër të angazhimit të Partisë Demokratike për forcimin e strukturave, zgjerimin e mobilizimit qytetar dhe koordinimin e aksionit opozitar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë