“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve

“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve

“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj vazhdojnë të përballen me kërcënime nga familjarët e tij.

Në intervistëN ekskluzive për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ajo ka folur edhe për vrasjen e vëllezërve, mungesën e mbrojtjes institucionale dhe frikën me të cilën jetojnë edhe sot.

Sponsor 3M Express

Pas denoncimit të dhunës, ajo ka treguar se ishte kthyer në shtëpinë e ish-bashkëshortit, pasi, sipas saj, avokati i kishte përcjellë premtimin se dhuna nuk do të përsëritej. Ajo tha se kishte pranuar të kthehej për hir të fëmijëve.

“Edhe ai ka thënë: më nuk e përsëriti kurrë”, ka rrëfyer ajo.

N.N. pretendon se nuk kishte pasur mbrojtje nga institucionet dhe se pas raportimit në polici nuk ishte vendosur asnjë urdhër mbrojtës për të. Sipas saj, në dhunën ndaj saj ishin përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes së ish-bashkëshortit.

“Me pas mbrojtje, nuk kish ardh puna deri te vrasja. Kërkush s’e ka marrë këtë rast në dorë”, ka thënë ajo.

Duke rrëfyer rrethanat e vrasjes së dy vëllezërve, N.N. ka treguar se ndodhej te familja e saj pas vdekjes së babait. Sipas saj, pas përfundimit të së pames, ish-bashkëshorti e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se do të shkonte ta merrte.

Ajo ka rrëfyer se ai ishte ndalur me veturë pranë hyrjes së shtëpisë, ku më pas kishte dalë vëllai i saj i vogël për të biseduar me të.

“Vëllai jem i vogli i thotë: o burrë, çka ki, hajde merremi vesh me fjalë, çka ki se na s’po dimë sen çka po bëhet… Ai e kërcënojke me fjalë nga kerri”, ka treguar ajo.

Sipas rrëfimit të saj, ish-bashkëshorti më pas kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar fillimisht vëllain e vogël. Kur vëllai tjetër kishte dëgjuar të shtënat dhe kishte dalë jashtë, ai kishte qëlluar edhe atë.

“Krejt fëmijët janë kanë qaty, gratë e krejt jashtë. Në sy të fëmijëve e ka ba atë krim”, ka thënë ajo.

N.N. pretendon se vrasja e vëllezërve të saj ishte planifikuar nga ish-bashkëshorti së bashku me një shok të tij.

Pas ngjarjes, ajo ka treguar se kishte qëndruar edhe një ose dy javë te familja e saj, përpara se të strehohej diku tjetër. Aktualisht, ajo vazhdon të punojë.

Për fëmijët, N.N. ka thënë se janë më të qetë pasi nuk jetojnë më me personin nga i cili, sipas saj, kishin përjetuar vazhdimisht rrahje dhe trauma. Megjithatë, ajo thekson se kërcënimet nga familjarët e ish-bashkëshortit vazhdojnë dhe po ndikojnë edhe në ndjekjen e shkollës.

“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt prej tyre. Edhe fëmijët e kanë nis me e nal shkollën, krejt prej tyre se po dalin në rrugë. Po shkojnë në shkollë, po kërcënojnë…”, ka rrëfyer ajo.

Sipas N.N., fëmijët janë kërcënuar dhe janë joshur që të shkojnë te familjarët e ish-bashkëshortit. Ajo tha se i ka njoftuar institucionet për këto raste dhe se familjarët e tij kanë arritur ta gjejnë edhe vendbanimin e tyre.

Ajo ka treguar se, në një rast kur ia kishin marrë djalin nga shkolla, kishte njoftuar menjëherë policinë, e cila më pas kishte ndërhyrë për ta marrë fëmijën prej tyre.

Megjithatë, sipas saj, shqetësimet dhe kërcënimet kanë vazhduar, kryesisht nga vëllezërit e ish-bashkëshortit.

“Ma së shumti nga kunetët, s’po na lënë rahat. Kanë ardhë edhe afër banesës, janë sjellë edhe te shkolla përditë, tuj shku derisa fëmijët u bindën me e nal shkollën”, ka deklaruar ajo.

N.N. tha se e kishte raportuar një rast kur i kishte parë pranë banesës, por pretendon se institucionet nuk i kishin ofruar zgjidhje. Për këtë arsye, sipas saj, më pas kishte hequr dorë nga raportimi i rasteve të tjera.

“S’e merr kërkush në dorë këtë punë”, ka thënë ajo.

Në fund të rrëfimit, N.N. ka kërkuar siguri dhe drejtësi për veten dhe fëmijët, duke shprehur bindjen se ndërhyrja me kohë e institucioneve do të mund ta parandalonte tragjedinë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Katër ditë sulme – goditen 16 për qind e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi

Katër ditë sulme – goditen 16 për qind e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)