Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës

Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës

Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, nga sot lëshon në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull “Trashëgimia kulturore – Altarët nga periudha e Neolitit”.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi për media thuhet Altari ka formën e një pjate dhe mbështetet mbi katër këmbë. Është i punuar nga argjila e pjekur, me ngjyrë gri në të kafe të errët. Sipërfaqja e jashtme është e zbukuruar me gravura vijash paralele të pjerrëta, si dhe me motive të realizuara përmes përdorimit të një mjeti trekëndor.

“Altarët neolitikë, të njohur edhe si tavolina kulti, ishin objekte me karakter ritual, të lidhura me besimet dhe praktikat shpirtërore të komuniteteve të lashta. Ata dëshmojnë zhvillimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të njeriut gjatë kësaj periudhe. Altari i përket periudhës së Neolitit të Hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.) dhe është zbuluar në Runik, në territorin e Komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky emision filatelik është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, institucionin që e ruan këtë artefakt, i cili përfaqëson një vlerë të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore.

Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe dhuratave të tyre këtë emision të veçantë filatelik, i cili përmes pullave postare sjell dëshmi të trashëgimisë sonë të lashtë dhe promovon vlerat kulturore e historike të Kosovës. /Telegrafi/



Lexo edhe

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend