By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: S’ka raste me Ebola në Kosovë, IKSHPK-ja publikohen rekomandime për udhëtarët që vijnë nga Kongo dhe Uganda
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
S’ka raste me Ebola në Kosovë, IKSHPK-ja publikohen rekomandime për udhëtarët që vijnë nga Kongo dhe Uganda
TOP Momenti

S’ka raste me Ebola në Kosovë, IKSHPK-ja publikohen rekomandime për udhëtarët që vijnë nga Kongo dhe Uganda

Momenti
Published: June 3, 2026




Foto: Laura Hasani





Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i konfirmuar me virusin Ebola dhe se aktualisht nuk ka dëshmi për transmetim lokal të sëmundjes.

Your browser does not support the video tag.


Sipas IKSHPK-së, rreziku për popullatën e Kosovës mbetet shumë i ulët, megjithatë qytetarëve që udhëtojnë ose kthehen nga Republika Demokratike e Kongos dhe Uganda u është bërë thirrje të respektojnë masat parandaluese, transmeton Zeri.info.


Instituti rekomandon që udhëtarët të informohen paraprakisht për situatën epidemiologjike në vendet ku udhëtojnë, të shmangin kontaktin me gjakun dhe lëngjet trupore të personave të infektuar, të mbajnë higjienë të rregullt të duarve, si dhe të shmangin kontaktin me kafshët e egra dhe konsumimin e mishit të tyre.


Po ashtu, këshillohet shmangia e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe e vizitave në shpella, miniera apo vende ku jetojnë lakuriqët e natës.


Për personat që kthehen nga zonat e prekura, IKSHPK kërkon monitorimin e gjendjes shëndetësore për 21 ditë, periudhë që konsiderohet inkubacioni maksimal i sëmundjes. Simptomat kryesore përfshijnë temperaturë, lodhje të rëndë, dhimbje koke dhe muskulore, të vjella, barkqitje si dhe gjakderdhje apo shenja të tjera hemorragjike.


Në rast të shfaqjes së simptomave, qytetarët duhet të shmangin kontaktin me persona të tjerë, të kontaktojnë menjëherë shërbimet shëndetësore dhe të informojnë për historinë e udhëtimit.


Sipas të dhënave të publikuara, nga fillimi i majit deri më 1 qershor 2026 në Republikën Demokratike të Kongos janë raportuar 321 raste të konfirmuara me Ebola, përfshirë 48 vdekje, si dhe 116 raste të dyshuara. Në Ugandë janë konfirmuar 15 raste, ndërsa një person ka humbur jetën.


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, ndërsa Qendra Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve e ka cilësuar atë emergjencë kontinentale.


IKSHPK rikujton se Ebola është një sëmundje virale e rëndë që transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun ose lëngjet trupore të personave apo kafshëve të infektuara. Virusi nuk transmetohet përmes ajrit, kontakteve të zakonshme me persona pa simptoma, ushqimit të zakonshëm apo mushkonjave.


Instituti thekson se zbatimi i masave të higjienës dhe kontrollit të infeksionit ul ndjeshëm rrezikun e transmetimit, ndërsa aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për Ebolën e shkaktuar nga virusi Bundibugyo./Zëri


source

You Might Also Like

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Blleki vjen me “Senzacion”
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin

LEXO GJITHASHTU

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, më shumë mbrojtje për adoleshentët dhe fokus te mësimi
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, më shumë mbrojtje për adoleshentët dhe fokus te mësimi
TOP Momenti
“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e Arsenalit
“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e Arsenalit
TOP Momenti
Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
TOP Momenti
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
TOP Momenti
80 ditë protestë në Tiranë
80 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president
TOP Momenti

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

August 18, 2026
KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen
TOP Momenti

KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen

August 18, 2026
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic
TOP Momenti

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic

August 18, 2026
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?
TOP Momenti

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?