Është publikuar me video momenti kur ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni është përplasur me gazetaren e Neës 24, Klodiana Lala, teksa mbërriti në GJKKO për masën e sigurisë.
Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel.
“Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni.
Akuzën e rëndë, Hyseni e bëri teksa po hynte në ambientet e GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë.
Vlora Hyseni e cila mbajti postin e drejtueses së SHISH për mbi 3 vite, u pezullua dhe u vendos në arrest shtëpie me urdhër të SPAK.
Mbi të rëndojnë dy akuza, përkrahja e autorit të krimit dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete
The post “Si kalon me agjentë serbë në Rogner”, Vlora Hyseni iu drejtua gazetares Klodiana Lala appeared first on Gazeta Express.

