Eugen Cakolli, e ka cilësuar si ‘’skandaloze’’ dhe të ‘’papranueshme’’ mbylljen e derës së sallës së kuvendit për deputetët.
Cakolli ka thënë se, kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka kurrfarë autoriteti mbi hapjen, mbylljen apo qasjen fizike në sallë, dhe se, kompetenca e tij kufizohet në drejtimin e punimeve të seancës, përcjell Gazeta Express.
‘’Administrata, ndërkaq, ekziston për t’i mbështetur deputetët dhe për t’ua mundësuar ushtrimin efektiv të mandatit, jo për t’i penguar ata. Prandaj duhet të bëhet menjëherë e ditur kush e mori këtë vendim dhe sipas urdhrit të kujt veproi Administrata. Rasti kërkon llogaridhënie, përgjegjësi institucionale dhe disiplinore, e madje, sipas rrethanave, vlerësimin edhe të çdo përgjegjësie tjetër ligjore’’, ka shkruar Cakolli.
Postimi:
Absolutisht skandaloze dhe e papranueshme që deputetëve t’u mbyllet dera e sallës plenare dhe, rrjedhimisht, t’u pamundësohet fizikisht ushtrimi i funksionit.
Kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka kurrfarë autoriteti mbi hapjen, mbylljen apo qasjen fizike në sallë. Kompetenca e tij kufizohet në drejtimin e punimeve të seancës. Administrata, ndërkaq, ekziston për t’i mbështetur deputetët dhe për t’ua mundësuar ushtrimin efektiv të mandatit, jo për t’i penguar ata.
Prandaj duhet të bëhet menjëherë e ditur kush e mori këtë vendim dhe sipas urdhrit të kujt veproi Administrata. Rasti kërkon llogaridhënie, përgjegjësi institucionale dhe disiplinore, e madje, sipas rrethanave, vlerësimin edhe të çdo përgjegjësie tjetër ligjore.
Këto pamje nuk i përkasin një shteti demokratik. Tek e fundit, salla plenare i përket vetëm dhe vetëm deputetëve të Kuvendit.
The post Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie appeared first on Gazeta Express.

