Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke e cilësuar situatën si përmbysje të rendit kushtetues.
Hoxhaj ka thënë se sot ishte dita e fundit për konstituimin e Kuvendit, ndërsa seanca nuk u mbajt dhe vazhdimi i saj është lënë për nesër.
“Sot ishte dita e fundit për konstituimin e Kuvendit. Iu vu dryni derës së sallës dhe seancë nuk pati. Rendi kushtetues u përmbys. Kosova nuk është më demokraci dhe nga nesër jemi në anarki.”, ka shkruar Hoxhaj. Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte, më 7 gusht.
The post Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki appeared first on Gazeta Express.

