Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar nga holli i Kuvendit, duke thënë se LDK ka kërkuar mbajtjen e seancës konstituive sonte, deri në ora 00:00, me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese.
Ai tha se qëndrimi i LDK-së lidhet me ruajtjen e frymës dhe germës së Kushtetutës, si dhe standardeve institucionale të ndërtuara ndër vite.
“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike. Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, tha Haziri.
I pyetur nëse LDK do të marrë pjesë në seancën e thirrur për nesër në ora 11:00, Haziri tha se deputetët e kësaj partie do të jenë aty.
“Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën e kemi marrë sot për nesër nga ora 11:00”, u shpreh ai./Klankosova.tv
The post Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet appeared first on Gazeta Express.

