By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shfuqizohet vendimi i Millan Radojeviqit për largimin nga puna të një zyrtari shqiptar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shfuqizohet vendimi i Millan Radojeviqit për largimin nga puna të një zyrtari shqiptar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut
TOP Momenti

Shfuqizohet vendimi i Millan Radojeviqit për largimin nga puna të një zyrtari shqiptar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut

Momenti
Published: June 17, 2026

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) ka shfuqizuar vendimin e datës 10.03.2026 përmes të cilit kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq ka larguar nga puna zyrtarin administrativ A. J.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO, lënda kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje tek organi kompetent për vlerësimin e rezultateve në punë.

Your browser does not support the video tag.

Kolegji për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave ka obliguar udhëheqësin e Zyrës për Komunikim me Publikun në Komunën e Mitrovicës së Veriut që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme administrative si dhe të bëjë vlerësimin e rezultateve të punës provuese për ankuesin A. J.

Për çfarë arsye e shkarkoi zyrtarin në fjalë Kryetari Radojeviq?

A. J., i cili ishte punësuar në pozitën “Asistent Administrativ” në Zyrën për Komunikim me Publikun ishte emëruar në detyrë përmes aktvendimit të datës 01.10.2025.

Në arsyetimin e kryetarit thuhej se në rregulloren komunale për Organizimin e Brendshëm, Sistematizimin dhe Klasifikimin e Vendeve të Punës, nuk është paraparë fare kjo pozitë.

“Duke pasur parasysh se të njëjtit më datë 31.01.2026, i skadon kontrata e punës, i përfundon periudha provuese, si dhe faktin se pozita e punës nuk është paraparë me rregulloren komunale të lartcekur, të njëjtit i ndërpritet kontrata- marrëdhënia e punës.”- thuhej në vendim.

Si e shfuqizoi vendimin e kryetarit, Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil?

Pasi e larguan nga puna, zyrtari A. J., nën mbrojtjen e avokatit, parashtroi ankesë në këshillin e lartcekur me pretendimet se vendimi në fjalë është në kundërshtim me dispozitat e ligjit për Vetëqeverisje Lokale, për Zyrtarët Publik si dhe parimet themelore të Administratës Publike.

Sipas tij, më datë 11.03.2026 u njoftua se do t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit, mirëpo thotë se marrëdhënia e punës i është ndërprerë pa e zhvilluar fare këtë procedurë.

Ai pretendon se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është diskriminues dhe i bazuar në përkatësi etnike, siç thekson, me synim ndryshimin e strukturës etnike të zyrtarëve në komunë.

Kolegji i Këshillit konstatoi se Komuna e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht Udhëheqësi i Zyrës për Komunikimin me Publikun, pas pranimit të vendimit të Këshillit, është i obliguar të bëjë vlerësimin e rezultateve në punë për periudhën provuese për ankuesin A. J.

Në arsyetim theksohet se para përfundimit të periudhës provuese, mbikqyrësi drejtpërdrejtë duhej të bënte vlerësimin e rezultateve të punës në këtë përiudhë.

Ndërsa në fund të periudhës provuese, siç theksohet në arsyetim, mbikqyrësi vendos konfirmimin e marrëdhënies së punës të nënpunësit.

Përveç shfuqizimit të vendimit të kryetarit, Kolegji i Këshillit hodhi poshtë edhe pretendimet e tij se pozita e zyrtarit administrativ nuk ishte paraparë në Zyrën për Komunikim me Publikun.

Sipas tyre, përgjigja e kryetarit bie në kundërshtim me përgjigjen e Njësisë së Burimeve Njerëzore e cila ka potencuar se kjo pozitë është e plotësuar që nga data 20.01.2025.

Se a e kanë pranuar vendimin e KPMShCK-së dhe se a do ta zbatojnë atë, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Mirëpo deri në publikimin e shkrimit, nuk kemi marrë përgjigje.

Largimi i zyrtarëve shqiptarë nga komunat veriore

Për largime të punëtorëve shqiptarë nga puna, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

Më 23.01.2026, dy ish- zyrtarë të Komunës së Zveçanit nga komuniteti shqiptar pretendonin se u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës padrejtësisht nga ekzekutivi i ri në krye me Dragisha Milloviq.

Në korrik të vitit të kaluar, ata firmosën kontatën me afat të pacaktuar, me akt emërimin e ish kryetarit Ilir Peci.

Kontrata iu shkëput më 10 janar të këtij viti, pas gjashtë muajsh.

Në vendim thuhej se shkarkimi i tyre ka ndodhur për faktin se gjatë punës provuese nuk kanë ndjekur trajnimet e detyrueshme, buxheti i komunës nuk ka mjete të mjaftueshme për asistent administrativë dhe nuk ekziston raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës.

Ish-asistenti administrativ në kuadër të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, Vedat Musa së bashku me ish kryetarin, njëherit asamblist në Komunën e Zveçanit, Ilir Peci, paralajmëronin padi në Gjykatë ndaj pushtetit të ri.

Tre zyrtarë të komunitetit shqiptarë ishin larguar nga puna me vendim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, më 26.01.2026.

Nëpunësit e Zyrës për Komunitete dhe Kthim e quanin si arbritrar dhe disktriminues vendimin e ekzekutivit të ri.

Në anën tjetër në arsyetimin për largimin e tyre thuhej se kjo zyrë duhet të përbëhet nga shtatë zyrtarë, prej të cilëve tre duhet të jenë nga komuniteti shqiptarë, dy nga komuniteti boshnjakë, një nga komuniteti turk edhe një nga komuniteti serb.

Kjo çështje u diskutua dhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Duke pretenduar se po largohen zyrtarët e komunitetit shqiptar nga pozitat e tyre në komunë, Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati- Doli kritikoi ashpër kryetarin Millan Radojeviq, në mbledhjen e mbajtur më 30.01.2026.

Këtë Ferati- Doli e cilësoi si “diskriminim etnik”.

Lidhur me pyetjen e zëvëndëskryesueses se “nëse kish me qenë serb, a do e kishe bërë të njëjtën gjë”, kryetari kishte thënë se mjafton të ecni në korridorin e komunës për të vlerësuar përbërjen e të punësuarve.

You Might Also Like

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

LEXO GJITHASHTU

INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Lajme
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Lajme
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Lajme
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
TOP Momenti

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

August 25, 2026
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
TOP Momenti

Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia

August 25, 2026
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
TOP Momenti

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

August 25, 2026
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?