By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Lajme

INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta

Momenti
Published: August 25, 2026

“Pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta”, tha kryetari i Prizren, Shaqir Totaj gjatë një interviste për Gazetën Express, teksa iu referua vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Your browser does not support the video tag.

Totaj ka folur për qeverisjen e tij lokale në Prizren dhe akuzat e bëra nga opozita për pushtetin e tij lokal.

Njeriu që drejton komunën më të madhe të udhëhequr nga PDK-ja, ka qëndrime edhe për çështje nacionale, duke thënë se aksionet e PDK-së për konstitumin e institucioneve do të vazhdojnë, intensifikohen dhe masivizohen.

Ndërsa, i ka thënë PO idesë së kryetarit Përparim Rama që komunat të protestojnë para Qeverisë në detyrë për shkak të pretendimeve që ato po bllokohen nga ekzekutivi.

Intervistoi: Sefer Zogaj:

Gazeta Express Tashmë gati keni konsumuar vitin e parë të mandatit të ri 4-vjeçar, a ka nisur realizimi i premtimeve në fushatë, nëse po cilat projekte kanë filluar?

Shaqir Totaj: Disa nga projektet që kanë qenë në vijim po i afrohen fazës finale, ndër to më i rëndësishëm është projekti i teleferikut për Kala, i cili është vonuar për shkak të një kontesti rreth pronës ku do të ndërtohet.

Projektet tjera të rëndësishme që i kemi përmendur si ndërtesa e re e Komunës, parkingjet në disa lokacione, kolektori i ujërave të zeza, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijes etj., janë në pritje të një situate më të mirë ekonomike.

Gazeta Express: Me çfarë sfida përballet Komuna e Prizrenit për shkak të Qeverisë së Albin Kurtit, keni theksuar disa herë se ka bllokim nga qeveria?

Shaqir Totaj: Qeveria përmes përmbaruesit në emër të kontratës kolektive e ka dëmtuar Komunën me 42 milionë euro që nga viti 2022 e vetëm gjatë vitit 2026 na janë marrë afër 20 milionë euro.

Na janë marrë kompetencat për inspektim sanitar, inspektim të tregut, inspektim të ambientit.

Na është marrë kompetenca e rekrutimit të stafit për Komunën e Prizrenit.

Po tentohet të gjitha komunave t’iu merren 100% e pronave që do të shkaktonte pasoja serioze deri në mosfunksionim të komunave.

Gazeta Express: Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka lajmëruar se komunat do të protestojnë për shkak të bllokimeve të vazhdueshme nga Qeveria Kurti, a do të jeni pjesë e organizimeve të kësaj proteste?

Shaqir Totaj: Unë kam qenë ndër inicuesit e idesë për protestë në kuadër të AKK dhe po marrim pjesë.

Gazeta Express: Si e shini polarizimin në shoqërinë kosovare, kushtetutshmërinë dhe zhvillimet e tensionuara në Kosovë, cila është rrugëdalja nga kjo situatë?

Shaqir Totaj: Është pasojë e një qasjeje të papërgjegjshme të VV & Kurti që pretendojnë të implementojnë modelin Parti – Shtet ose e kundërta.

Rrugëdalja është kthimi tek logjika e themelimit e pastaj e zhvillimit të institucioneve demokratike përmes metodave demokratike ku padyshim bën pjesë edhe protesta si formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe kërkesave dhe kjo pasi që VV & Kurti i kanë paralizuar institucionet qendrore.

Gazeta Express: Opozita në Prizren ju akuzon që disa projekte kanë filluar fare (pretendimet janë për Qendrën Mjekësore Familjare, Biblioteka e Qytetit, Zona Industriale, etj.) e po ashtu ka akuza edhe për nepotizëm?

Shaqir Totaj: QKMF 2 është në fazën finale dhe arsyeja pse nuk është finalizuar është mungesa e mjeteve për arsyet që i përmenda më lartë. Njëjtë vlen edhe për bibliotekën, mjetet që janë planifikuar janë marrë me përmbarues dhe tani presim kohë më të mira financiare për të vazhduar.

Opozita në Prizren, pra VV zakonisht akuzojnë për çkado që ndodhë, kështu edhe për nepotizëm. Me rëndësi është se asgjë nuk bëhet në kundërshtim me ligjin.

Gazeta Express: Kanë mbetur më pak se një muaj deri te vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, çka prisni?

Shaqir Totaj: Personalisht dhe jo vetëm unë: I besojmë drejtësisë ndërkombëtare por megjithatë besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve dhe presim lirimin e tyre.

Gazeta Express: Si do të ndikojë vendimi brenda PDK-së sipas jush?

Shaqir Totaj: As PDK e as Kosova pas datës 16 Shtator nuk do të jetë e njëjtë.

Gazeta Express: Institucionet nuk janë formuar akoma, si i shihni aksionet e PDK-së kundrejt Albin Kurtit?

Shaqir Totaj: Aksionet nuk janë kundër askujt personalisht, por janë për largimin e pengesave që nuk po lejojnë formimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës. Aksionet do të vazhdojnë dhe intensiteti dhe masoviteti i tyre veç sa do të rritet.

The post INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike

LEXO GJITHASHTU

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
TOP Momenti
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
TOP Momenti
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
TOP Momenti

You Might Also Like

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

August 25, 2026
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme

Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet

August 25, 2026
Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore
Lajme

Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore

August 25, 2026
Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit
Lajme

Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?