By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës
Lajme

SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës

Momenti
Published: August 20, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

Your browser does not support the video tag.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.

Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda pak kohësh, pasi kërkesë të ngjashme për bashkëpunim kishte shprehur edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë më 12 gusht.

Thirrja e re amerikane vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Seanca konstituive e legjislaturës së re nisi më 6 gusht. Deputetët bënë betimin, por procesi nuk kaloi në fazën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Albin Kurti, në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë, duke thënë se ende nuk kishte marrëveshje për formimin e institucioneve. Seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdonte më 8 gusht.

Edhe në vazhdimin e 8 gushtit nuk pati kandidaturë për kryetar të Kuvendit. Kurti kërkoi sërish kohë shtesë për konsultime me partitë, por pas kësaj deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të tij. Pas këtij incidenti kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.

Që atëherë, procesi ka mbetur i bllokuar. Dehari ka thënë se seanca e radhës do të thirret kur partitë të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se pa një marrëveshje politike nuk ka kuptim që seanca të mbahet vetëm si formalitet.

Ndërkohë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, më 18 gusht Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me fokus te zgjedhja e presidentit të ardhshëm; pas takimit, të dy thanë se kishte vullnet për të gjetur një zgjidhje, ndërsa u pajtuan që në takimin e radhës të shqyrtojnë emra konkretë për president.

PDK-ja dhe Aleanca, në anën tjetër, kanë kërkuar që seanca të vazhdojë pa pritur një marrëveshje politike. Më 12 gusht, deputetë të këtyre dy partive u mblodhën në sallën e Kuvendit duke kërkuar nga Dehari që ta thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa pati edhe përplasje me deputetë të LVV-së.

Përveç SHBA-së, edhe Bashkimi Evropian u ka bërë më herët thirrje partive politike që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krizën institucionale. BE-ja ka paralajmëruar se ngërçi politik dhe vonesat në zbatimin e reformave mund ta kufizojnë aftësinë e Kosovës për të përfituar nga mbështetja evropiane.

Në kuadër të Planit të Rritjes, Kosovës i janë vënë në dispozicion 882.6 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme deri në fund të vitit 2027, ndërsa pagesat lidhen me përmbushjen e hapave të përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Komisioni Evropian ka përcaktuar 111 hapa reformues për Kosovën. Për 13 prej tyre, me vlerë të përbashkët prej 90.8 milionë eurosh, afati i parë përmbushës ishte 30 qershori 2026, ndërsa 27 hapa të tjerë, me vlerë prej 165.9 milionë eurosh, kanë afat deri në fund të dhjetorit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se ngërçi i zgjatur politik ka kufizuar përparimin e Kosovës në zbatimin e agjendës së reformave të Planit të Rritjes dhe qasjen në financime të jashtme.

The post SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Thirrja e SHBA’së, Ramadani: Do të duhej të ishte vetëdijesuese për VV’në, e ka blloku Kuvendin
Latifi: 24 hektarë Manastirit të Deçanit, katolikëve shqiptarë s’u lejohet ndërtimi i një faltoreje, me këto mend kurrë s’hyjmë në BE e NATO
Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht
“Respektojeni Kushtetutën dhe konstituojeni Kuvendin”, çfarë letra u la PDK deputetëve të VV’së
Nura nga foltorja e Kuvendit: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng parlamentin, fitorja s’është licencë për ta bllokuar shtetin

LEXO GJITHASHTU

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike
Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike
TOP Momenti
Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës
Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës
TOP Momenti
U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike
U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike
TOP Momenti
Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve
Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve
TOP Momenti
Deputetët e PDK’së u lënë letra deputetëve të VV’së: Respektojeni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituojeni Kuvendin
Deputetët e PDK’së u lënë letra deputetëve të VV’së: Respektojeni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituojeni Kuvendin
Lajme

You Might Also Like

Kontrollohen dy vila në Brezovicë, policia konfiskon mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohet 27-vjeçari
Lajme

Kontrollohen dy vila në Brezovicë, policia konfiskon mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohet 27-vjeçari

August 20, 2026
QKUK: 320 raste emergjente në 24 orë, 20 persona të lënduar në aksidente trafiku
Lajme

QKUK: 320 raste emergjente në 24 orë, 20 persona të lënduar në aksidente trafiku

August 20, 2026
Markat indiane po nxitin një bum të madh në tregun e bukurisë
Lajme

Markat indiane po nxitin një bum të madh në tregun e bukurisë

August 20, 2026
🔥 A je gati për Testin e Maturës? Testoje veten tani me UNI – Universum International College!
Lajme

🔥 A je gati për Testin e Maturës? Testoje veten tani me UNI – Universum International College!

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?