By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht
Lajme

Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht

Momenti
Published: August 20, 2026

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar formimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se vendi përballet me probleme dhe sfida që kërkojnë zgjidhje urgjente, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi ka deklaruar se si përfaqësues të popullit nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë problemeve me të cilat po përballet Kosova.

Your browser does not support the video tag.

“E ne si përfaqësues të popullit nuk mund të qëndrojmë të heshtur e ku Kosova ka probleme e sfida të cilat kërkojnë zgjidhje. Para vetes janë shumë tema të cilat duhet të zgjidhen me urgjencë nga spektri politik. Të gjithë e dimë që Kuvendi e institucionet është e nevojshme të formohen, sepse nafta në vendin tonë është 1.78 euro”, tha Bytyqi.

Ajo ka renditur disa nga çështjet që, sipas saj, kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve.

“Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse ligji i akcizës duhet të shfuqizohet. Kjo e drejtë dhe ky fakt ka krijuar alarm me faktin e faktorizimit të serbëve dhe votimit të tyre në shtetin tonë. Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse çmimi i produkteve të shportës familjare ka kaluar në ekstrem, duke vështirësuar jetën e mirëqenien e qytetarëve.

Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse në shtetin tonë janë mijëra të rinj të diplomuar, të cilët kanë nevojë për punë, dinjitet e vazhdim të jetesës në Kosovë”, tha ajo.

Bytyqi ka folur edhe për problemet me furnizimin me energji elektrike, pagat dhe largimin e qytetarëve nga Kosova.

“Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse Prishtina dhe plot qytete e fshatra në Kosovë nuk kanë energji elektrike me orë të tëra, edhe pse jemi në stinën e verës. Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse kemi mbetur vendi me pagat më të vogla në rajon. Dhe pa humbur kohë duhet të rriten pagat e mjekëve, policëve, mësimdhënësve, zjarrfikësve, gjyqtarëve, doganierëve. Kuvendi e institucionet duhet të bëhen sepse kemi ikje e largim të madh të qytetarëve nga vendi. Dhe ne duhet të gjejmë formën që ta ndalim këtë trend shqetësues për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ajo.

Në fund, deputetja e Aleancës ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen problemet e vendit dhe ka kërkuar që zgjidhjet të gjenden në institucionet e Kosovës.

“Të dashur qytetarë, të dashur kolegë të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha këto tema e probleme nuk zgjidhen në fusha futbolli, e as në tryeza ndërkombëtare, e as në pushime e në vende luksi dhe duke u fshehur pas akuzave e kalkulimeve politike. Këto urgjenca kombëtare zgjidhen këtu, në Kuvendin e Kosovës.

Andaj ne nuk kemi kohë për të humbur, prandaj ftesa dhe kërkesa jonë është që institucionet e Kosovës dhe Kuvendi, Presidenca të krijohen, dhe ne si Aleancë e përkrahim dhe e mbështesim çdo nismë dhe punë të mirë në interes të qytetarëve të Kosovës”, tha në fund Bytyqi./EO/

The post Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  
SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

LEXO GJITHASHTU

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
TOP Momenti
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
TOP Momenti
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
TOP Momenti
Mbi 20 ton kallamarë në asfalt, kamioni përmbyset në Rhode Island – rruga mbyllet për orë të tëra
Mbi 20 ton kallamarë në asfalt, kamioni përmbyset në Rhode Island – rruga mbyllet për orë të tëra
Lajme

You Might Also Like

Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik
Lajme

Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik

August 20, 2026
Kapet një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme
Lajme

Kapet një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

August 20, 2026
Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
Lajme

Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit

August 20, 2026
Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  
Lajme

Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?