By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike
TOP Momenti

U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike

Momenti
Published: August 20, 2026

Një turiste australiane, e cila kishte zgjedhur alpet shqiptare për të kaluar pushimet e saj verore pasi një aventurë vërtet ekstreme.

Amy Lecons ka dhënë një intervistë për median britanike “Truth Times”, ku ka rrëfyer se si ia doli të mbijetonte e vetme mes natyrës së egër shqiptare, pasi u pickua nga një gjarpër. E reja u bë virale pasi filmoi veten teksa priste ekipet e shpëtimit pas pickimit dhe e publikoi të gjithë videon në rrjetin social “Tik Tok”.

Your browser does not support the video tag.

Gjithçka nisi më 22 qershor, kur Lecons u nis për atë që priste të ishte një vrapim 90-minutësh në rajonin e Valbonës në Shqipëri. Por, 90 minutat u kthyen në 3 ditë plot ankth dhe frikë, pasi u pickua nga një gjarpër 7 metra i gjatë, transmeton Shekulli.com.

“Me vete kisha telefonin, shkopinj vrapimi, kamerën, ujin, kremin kundër diellit dhe një kub Rubik. Zakonisht merrja një kuti të vogël të ndihmës së shpejtë, por këtë herë çuditërisht nuk i kisha marrë”- rrëfen ajo.

Lecon e gjeti veten të bllokuar në një shteg të largët, pa shpresë për shpëtim pasi sipas saj, nuk mund të kontaktonte urgjencën në numrin 112.

“E kuptova menjëherë se më kishte kafshuar një gjarpër, ndërsa ndjeva një dhimbje të fortë në kyçin e majtë të këmbës. Sikur në një film të ngadaltë, pashë gjarprin poshtë këmbëve të mia ndërsa u përplasa sipër dhe ngadalësova derisa u ndala.”– tha ajo.

Instinkti i saj i parë, pasi shau, ishte të merrte telefonin.

“E dija që një video ishte mënyra më e mirë për të kapur gjarprin tërësisht për qëllime identifikimi. Nuk kisha ide derisa e pashë videon përsëri se kisha filluar të këndoja. Pasi e filmova gjarprin, u ula në shteg, pa pasur frikë nga gjarpri që ishte diku në shkurret përreth meje, pasi ishte e pamundur që të më sulmonte përsëri nëse nuk provokohesha”- tregoi ajo.

Në orën 10:20 të mëngjesit, Lecons telefonoi në numrin e urgjencës, 112.

“Kjo telefonatë zgjati më pak se një minutë para se të më mbyllej telefonata. Kërkova dikë që flet anglisht, por ndërsa kishte një person në anën tjetër të telefonatës që përgjigjej herë pas here, unë nuk dija çfarë po thuhej dhe telefonata mbaroi.”- pretendon turistja.

Në këto kushte, ajo tregon se telefonoi të atin, një mjek që jeton në Australinë juglindore.

“Duke u ndjerë e pafuqishme, në orën 10:22 u ktheva në një telefonatë në WhatsApp me babanë tim, i cili është mjek në Australi”, tha ajo.

Babai i saj, Robert Lecons e bindi të relaksonte këmbën dhe të mbante të ulëta rrahjet e zemrës, ndërsa ajo i tregoi vendndodhjen e saj të saktë duke përdorur aplikacionin “What3Words”. Më pas ai e mbylli telefonatën për të filluar të kontaktonte vetë shërbimet australiane të urgjencës, ndërsa Amy telefonoi 112 për herë të dytë. Kjo telefonatë zgjati 53 sekonda përpara se të përfundonte në të njëjtën mënyrë si e para.

Në atë kohë, Lecons ende nuk e kuptonte plotësisht rrezikun në të cilin ndodhej.

“Me gjithë sinqeritetin, supozova se e gjithë kjo ishte një reagim paksa i ekzagjeruar dhe se në rastin më të keq, mund të merrja një infeksion bakterial nga shpimi, por ndoqa këshillën e babait tim”, tha ajo, ende e pavetëdijshme se çfarë lloj gjarpri e kishte kafshuar.

Pa pasur furnizime të duhura mjekësore në dispozicion, ajo improvizoi.

“Pa fashot e duhura kompresive, hoqa çorapet dhe bluzën pa mëngë dhe i lidha rreth zonës së kafshimit sa më mirë që munda për të imobilizuar gjymtyrën.”

Një tjetër problem që turistja shpreh është se në shtegun ku ishte bllokuar, ishte krejt e vetme.

“Gjatë gjithë kohës, kërkoja ndihmë nëpër luginë, por askush nuk më përgjigj dhe as nuk më gjeti në shteg.”

Pas rreth 15 minutash, ajo vendosi që një kontakt lokal mund të ishte më efektiv sesa linja e emergjencës dhe telefonoi pronarin e hotelit në Shkodër, ku kishte qëndruar së fundmi.

“Ai u përgjigj menjëherë, e kuptoi ashpërsinë e situatës dhe filloi të telefononte përreth. Nuk e kuptova deri disa javë më vonë se ishte ai që kishte njoftuar Klinikën Verore të Valbonës, pasi shërbimet australiane të emergjencës po lidheshin gjithashtu me Interpolin në të njëjtën kohë”, tha ajo.

Sipas Lecons, një ambulancë u dërgua rreth 25 minuta pas kafshimit. Meqenëse ajo ndodhej në një shteg të largët, ekipit të ndihmës iu deshën edhe 30 minuta të tjera për ta arritur, të ndjekura nga një orë tjetër përpara se ajo të arrinte në spitalin në Bajram Curri, ku iu dha anti-helmi.

Siç u përmend në videot e mia, kaloi një ditë para se të më jepnin letër higjienike, pasi ata pretenduan se nuk kishin në dispozicion. Ditën e dytë, stafi tha se duhej të gjeja dikë që të më blinte furnizimin tim me akull, pasi spitalit i kishte mbaruar edhe ky furnizim”, tha ajo, duke vënë në dukje se spitali ndodhej në një qytet me qasje të lehtë në dyqane.

“Më duhej të bëja nevojat në shtrat. Nuk prisja të merrja të njëjtin trajtim si ai në Australi apo Zelandën e Re, por spitalet duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një shërbim të përshtatshëm dhe sigurisht, përpara se të nxjerrim një përfundim se sa i mirë ishte trajtimi që mora, duhet të ketë një diskutim rreth asaj pse spitaleve u mungojnë këto gjëra”, shton më tej ajo.

Më tej Lecons ndalet tek mbulimi që iu bë historisë së saj në mediat shqiptare, që sipas saj kanë raportuar mbi ngjarjen, por pa e kontaktuar atë vetë.

“Ajo që më shqetësoi ishte se media kishte marrë fragmente nga pjesët më të mira të historisë sime dhe i kishte përdorur ato për të krijuar një narrativë shumë të plotë pa trajtuar disa nga çështjet e rëndësishme që ekzistojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor”, shprehet ajo.

Ajo vuri në dukje se Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ndau historinë e saj, duke e përshkruar atë si një person që po shërohej plotësisht.

“Për fat të mirë, tani jam shëruar mrekullisht, por në atë kohë nuk isha në gjendje të ecja dhe e ardhmja ishte e paqartë pasi nuk më ishte dhënë asnjë këshillë shëndetësore kur dola nga spitali”, tha ajo.

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
​PDK: Nuk do të takohemi më me Kurtin, zgjedhjen e presidentit ta bëjë pa votat tona

LEXO GJITHASHTU

Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj
Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj
Lajme
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Lajme
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  
Lajme
SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
Lajme
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
Lajme

You Might Also Like

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug
TOP Momenti

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug

August 20, 2026
Ky është ambasadori i ri i Francës në Kosovë
TOP Momenti

Ky është ambasadori i ri i Francës në Kosovë

August 20, 2026
Për pesë muaj nga pagesat rrugore janë mbledhur mbi 31 milionë euro
TOP Momenti

Për pesë muaj nga pagesat rrugore janë mbledhur mbi 31 milionë euro

August 20, 2026
Drita luan sonte ndeshjen e parë të Play-Offit në Conference League
TOP Momenti

Drita luan sonte ndeshjen e parë të Play-Offit në Conference League

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?