By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
TOP Momenti

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

Momenti
Published: June 17, 2026

Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që prodhohen në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper D.O.O., për shkak të dyshimeve se në procesin e prodhimit është përdorur puna me detyrim.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe personeli i CBP-së në të gjitha pikat hyrëse në Shtetet e Bashkuara do të ndalojë dërgesat e produkteve të bakrit të prodhuara në objektet e Zijin-it në Serbi, u tha në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Ky është urdhri i dytë që CBP-ja lëshon për ndalimin e dërgesave të kompanive kineze që operojnë në Serbi për shkak të përdorimit të punës me detyrim, pasi një urdhër i ngjashëm ishte lëshuar më parë për gomat e automjeteve që kompania Linglong prodhon në Zrenjanin, në veri të Serbisë.

“Prodhuesit amerikanë përballen me konkurrencë të pandershme kur kompanitë e huaja i ulin kostot duke përdorur punë me detyrim”, deklaroi ndihmëskomisionerja ekzekutive e Zyrës për Tregti të CBP-së, Susan S. Thomas, shkruan REL.

“Duke zbatuar ligjet tona kundër punës me detyrim, CBP-ja mbron të drejtat e njeriut, si dhe sigurinë ekonomike të vendit tonë”, shtoi ajo.Sipas njoftimit, urdhri për ndalimin e dërgesave të Zijin-it është rezultat i një hetimi të CBP-së dhe informacioneve që tregojnë se Zijin Serbia prodhon bakër dhe produkte bakri duke përdorur punë me detyrim.

Në njoftim thuhet po ashtu se CBP-ja ka analizuar deklarata të punëtorëve, fotografi, shënime nga terreni të grupeve të fokusit, mesazheve tekstuale, raporte të organizatave joqeveritare që janë të qasshme për publikun, artikuj medialë dhe kërkime akademike.

“Kur merren së bashku, këto prova treguan se punëtorët në kompaninë Zijin Serbia janë të ekspozuar ndaj gjashtë treguesve të punës me detyrim të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës: shfrytëzimit të cenueshmërisë, mosdhënies së pagave, frikësimit dhe kërcënimeve, kufizimit të lirisë së lëvizjes, mbajtjes së dokumenteve personale dhe orëve të tepërta të punës jashtë orarit”, thuhet në njoftim.

CBP-ja theksoi se faktet që mbështesin këta tregues dëshmojnë se punëtorët janë përfshirë në punë me detyrim, pra në punë që kryhet jovullnetarisht dhe nën kërcënimin e ndëshkimit.

Duke theksuar se të dhënat tregtare tregojnë që produktet e Zijin-it importohen ose ka gjasa të importohen në Shtetet e Bashkuara, CBP-ja njoftoi se importuesit e dërgesave të ndaluara mund t’i shkatërrojnë ose t’i rieksportojnë ato, ose mund të përpiqen të dëshmojnë se mallrat nuk janë prodhuar duke përdorur me detyrim.

Ndërkaq, kompania kineze Zijin është përballur më parë me akuza për ndotje të mjedisit.

You Might Also Like

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

LEXO GJITHASHTU

INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Lajme
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Lajme
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Lajme
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
TOP Momenti

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

August 25, 2026
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
TOP Momenti

Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia

August 25, 2026
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
TOP Momenti

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

August 25, 2026
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?