By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja akuzon Castron e Kubës për vrasje lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve në vitin 1996
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja akuzon Castron e Kubës për vrasje lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve në vitin 1996
Lajme

SHBA-ja akuzon Castron e Kubës për vrasje lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve në vitin 1996

Momenti
Published: May 21, 2026

SHBA-ja ka ngritur akutakuzë ndaj ish-udhëheqësit kuban Raúl Castro për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe krime të tjera lidhur me rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996 mes Kubës dhe Floridës.

Rasti i bërë publik të mërkurën akuzon Castron dhe pesë persona të tjerë për rrëzimin e avionëve që i përkisnin grupit kubano-amerikan Brothers to the Rescue, ku humbën jetën katër persona, përfshirë tre amerikanë, shkruan BBC

Your browser does not support the video tag.

Castro, tani 94 vjeç, ishte në atë kohë kreu i forcave të armatosura të vendit dhe u përball me dënim ndërkombëtar pas incidentit.

Ndërsa SHBA-ja po përpiqet të rrisë presionin ndaj sundimit komunist në Kubë, presidenti Miguel Díaz-Canel i quajti akuzat “një manovër politike, pa asnjë bazë ligjore”.

Duke folur në Freedom Tower në Miami, Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Todd Blanche njoftoi se SHBA-ja do ta akuzojë Castron edhe për shkatërrim avionësh dhe katër akuza individuale për vrasje lidhur me vdekjen e Armando Alejandre Jr, Carlos Alberto Costa, Mario Manuel de la Peña dhe Pablo Morales.

“Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump nuk i harrojnë dhe nuk do t’i harrojnë qytetarët e tyre,” tha Blanche.

Akuzat duhet të shqyrtohen në një gjykatë amerikane dhe disa prej tyre mund të çojnë në burgim të përjetshëm. Akuzat për vrasje mbartin dënim maksimal me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Akuzat e reja të Departamentit të Drejtësisë synojnë një figurë kyçe të udhëheqjes komuniste kubane në një kohë kur ajo përballet me presion të madh nga SHBA-ja për reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike në sistemin njëpartiak.

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj vendit dhe ka imponuar bllokadë ndaj naftës për Kubën, gjë që ka sjellë ndërprerje të energjisë dhe mungesa ushqimore.

Më herët të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio publikoi një mesazh për popullin kuban me rastin e ditës së pavarësisë së vendit.

“Presidenti Trump po ofron një rrugë të re mes SHBA-së dhe një Kube të re,” tha Rubio.

Rubio u tha qytetarëve të ishullit se konglomerati ushtarak kuban GAESA është kryesisht përgjegjës për ndërprerjet e energjisë dhe mungesat ushqimore që vendi vazhdon të përjetojë.

The post SHBA-ja akuzon Castron e Kubës për vrasje lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve në vitin 1996 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?