By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Saksoni-Anhalt: AfD kryeson me diferencë të madhe në sodazhe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Saksoni-Anhalt: AfD kryeson me diferencë të madhe në sodazhe
Lajme

Saksoni-Anhalt: AfD kryeson me diferencë të madhe në sodazhe

Momenti
Published: August 27, 2026

Në sondazhin e fundit të ARD-së para zgjedhjeve për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt, AfD-ja kryeson qartë. CDU-ja vazhdon të humbasë mbështetje.

Nëse zgjedhjet për parlamentin e landit të Saksoni-Anhaltit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, CDU-ja do të fitonte aktualisht 22 për qind të votave. Ky do të ishte rezultati më i ulët historik i partisë në këtë land. Krahasuar me sondazhin e fundit për landin Sachsen-Anhalt, zhvilluar në fund të korrikut, CDU humbet edhe 2 përqind.

Your browser does not support the video tag.

AfD-ja aktualisht mund të llogarisë me 42 për qind të votave (+1 % krahasuar me korrikun), çka do të nënkuptonte dyfishimin e rezultatit të saj të vitit 2021 dhe rezultatin më të mirë të arriitur ndonjëherë prej saj në zgjedhjet rajonale në Gjermani.

Partia E Majta do të fitonte aktualisht 11 për qind (-2%), socialdemokratët SPD 8 për qind (+1%), ndërsa Të Gjelbrit 6 për qind (+1%). Të tri partitë ndodhen kështu afërsisht në nivelin e rezultateve të vitit 2021.

Partia BSW  do të mbetej sipas sondazhit aktual jashtë parlamentit me 4 për qind vota, pasi nuk do të kalonte pragun zgjedhor. Partia liberale FDP do të merrte 3 për qind. Të gjitha partitë e tjera së bashku do të arrinin 4 për qind.

Këto janë rezultatet e sondazhit përfaqësues parazgjedhor të medias publike gjermane ARD-së. Për këtë anketë instituti i sondazheve infratest dimap intervistoi nga e hëna deri të martën 1.511 qytetarë me të drejtë vote në landin Saksoni-Anhalt .

Sondazhet nuk janë parashikime

Ky sondazh nuk përbën në asnjë mënyrë një parashikim të rezultatit zgjedhor. Ai pasqyron gjendjen e opinionit politik gjatë javës në vijim. E ashtuquajtura “pyetje e së dielës” mat një moment të ndërmjetëm në procesin e formimit të qëndrimit të votuesve, i cili përfundon plotësisht vetëm ditën e zgjedhjeve.

Për këtë arsye nga sondazhet mund të nxirren vetëm me kufizime përfundime mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Një arsye është se shumë votues vendosin vetëm në momentet e fundit, ndërsa faza përfundimtare e fushatës zgjedhore ende nuk ka përfunduar.

Pak më shumë se një ndër dhjetë votues me të drejtë vote në Saksoni-Anhalt (11 për qind) thotë se preferenca e tij partiake mund të ndryshojë ende deri ditën e zgjedhjeve. Për shtatë në dhjetë votues vendimi se për kë do të votojnë tashmë është i prerë. Rreth një ndër pesë (19 për qind) anon drejt mosvotimit, ose  nuk shfaq deri tani ndonjë preferencë për një parti të caktuar. /DW

The post Saksoni-Anhalt: AfD kryeson me diferencë të madhe në sodazhe appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zubin Potok: Kamioni këput telat e rrymës, shoferi lirohet pas intervistimit
Gjenden armë, granata dore e uniforma ushtarake gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan, dyshohet se janë nga periudha e luftës
“Pastrimi“ paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave
Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë
Kurti shton edhe këtë arsyetim për moskonstituimin e Kuvendit: A po duam të kemi incidente dhe zgjedhje?

LEXO GJITHASHTU

Pyetësori i Telegrafit: Diaspora mes dëshirës për kthim dhe investimit – mbi gjysma planifikojnë të kthehen në Kosovë
Pyetësori i Telegrafit: Diaspora mes dëshirës për kthim dhe investimit – mbi gjysma planifikojnë të kthehen në Kosovë
TOP Momenti
Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
Lajme
Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
Lajme
Shtabi i Ukrainës: Rusia ka humbur rreth 1.5 milionë ushtarë në luftë kundër Ukrainës
Shtabi i Ukrainës: Rusia ka humbur rreth 1.5 milionë ushtarë në luftë kundër Ukrainës
Lajme
“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
Lajme

You Might Also Like

Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan
Lajme

Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan

August 27, 2026
Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë
Lajme

Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë

August 27, 2026
KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Lajme

KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

August 27, 2026
Sfidat me mbeturina, Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës
Lajme

Sfidat me mbeturina, Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?