By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë
Lajme

Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë

Momenti
Published: August 27, 2026

Policia shqiptare e ka arrestuar edhe një biznesmen tjetër të dyshuar në rastin për mashtrime me tenderë publik, bënë të ditur autoritetet.

Policia njoftoi se Ergys Agasi u arrestua të mërkurën vonë ndërsa po udhëtonte me një automjet në zonën e Durrësit.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa, SPAK bëri të ditur se Agasi po shoqërohej nga një ish-punonjës policie, i cili u arrestua gjithashtu për “përkrahje të autorit të krimit”.

Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, apo SPAK, rreth tetë muaj më parë.

Ai është një prej të dyshuarve nën hetimet që SPAK-u po i kryen lidhur me dyshime për një grup të strukturuar kriminal dhe për mashtrime me tenderët publikë.

Në të njëjtën çështje është nën hetim edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak javë më parë në Francë.

Hetimet e SPAK-ut për këtë çështje kanë përfshirë disa zyrtarë dhe biznesmenë.

Gjykata ka vendosur masa sigurie edhe ndaj zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ish-drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa zëvendësja e saj është lënë në masën e detyrimit për paraqitje në stacion policor.

AKSHI-ja është institucioni qendror që administron dhe zhvillon infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Qeverisë shqiptare.

Në njoftimin dhjetorin e kaluar, SPAK-u theksonte se ndaj Ergys Agasit kishte dyshime për disa vepra penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë ose ankande publike, grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

SPAK-u dyshon se Agasi dhe Beqiraj, përmes trysnisë dhe shantazhit, kishin detyruar një biznesmen të tërhiqej nga ankimimet për disa procedura tenderimi.

Në kuadër të këtij hetimi, me urdhër të SPAK janë sekuestruar 52 pasuri dhe llogari bankare me vlerë mbi 40 milionë euro. Pasuritë lidhen me Mirlinda Karçanajn, Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe persona të tjerë.

Mes pasurive të sekuestruara janë banesa në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, troje, sipërfaqe toke, llogari bankare dhe një jaht.

Pas arrestimit të Beqirit në Francë, Prokuroria e Posaçme shqiptare u ka kërkuar autoriteteve franceze edhe sekuestrimin e pasurive të biznesmenit shqiptar. /REL

The post Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Telashet me mbeturina, takimin e Ramës e bojkotojnë kryetarët e komunave të VV-së
Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione
Prizreni gati për ‘Marshin e Lirisë’: Me krenari i presim çlirimtarët më 16 shtator
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Zvicra
Një person në Vushtrri dyshohet se u dërgoi mesazhe kërcënuese familjarëve, lirohet në procedurë të rregullt

LEXO GJITHASHTU

Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane
Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane
TOP Momenti
Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete
Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete
TOP Momenti
Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet
Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet
TOP Momenti
Gjenden granata dore, armë, fishekë gjenden gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan – dyshohet të kenë mbetur nga lufta
Gjenden granata dore, armë, fishekë gjenden gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan – dyshohet të kenë mbetur nga lufta
TOP Momenti
​Afërdita Bytyqi u zgjodh zëvendëskryesuese e KGJK-së
​Afërdita Bytyqi u zgjodh zëvendëskryesuese e KGJK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Takimi për Presidentin, Abdixhiku tha se nuk bie në agjendë të Kurtit: LDK është e arsyeshme, s’jemi vagon i ndonjë partie
Lajme

Takimi për Presidentin, Abdixhiku tha se nuk bie në agjendë të Kurtit: LDK është e arsyeshme, s’jemi vagon i ndonjë partie

August 27, 2026
Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për krizën në sektorin e qumështit
Lajme

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për krizën në sektorin e qumështit

August 27, 2026
Pamjet dramatike: Njerëzit ikin me vrap teksa balta “përpin” pikën kufitare në Nepal
Lajme

Pamjet dramatike: Njerëzit ikin me vrap teksa balta “përpin” pikën kufitare në Nepal

August 27, 2026
Zubin Potok: Kamioni këput telat e rrymës, shoferi lirohet pas intervistimit
Lajme

Zubin Potok: Kamioni këput telat e rrymës, shoferi lirohet pas intervistimit

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?