Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi Zëvendëskryesuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.
Me zgjedhjen e saj, Bytyqi do të ushtrojë pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


The post Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së appeared first on Gazeta Express.

