Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së enjte do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit.
Nga ora 10:00, Rama do të zhvillojë bisedime me kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.
The post Sfidat me mbeturina, Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës appeared first on Gazeta Express.

