By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë
Lajme

Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Momenti
Published: August 12, 2026

Si i vetmi shtet i Azisë Qendrore që ka kufi tokësor me Rusinë, Kazakistani është parë shpesh si një vëlla ekonomik i Moskës. Tani, vëllai i madh po kërkon ndihmë.

Muaj të tërë sulmesh ukrainase ndaj objektivave që variojnë nga infrastruktura energjetike deri te kompanitë e shitjeve online në thellësi të territorit rus, kanë nxitur përpjekjet për të gjetur lehtësim duke zhvendosur disa objekte ruse në Kazakistan. Ky i fundit është përpjekur të ruajë ekuilibrin mes lidhjeve me Moskën dhe dëshirës për të qëndruar neutral në luftën më të gjatë dhe më vdekjeprurëse në Evropë në dekada.

Your browser does not support the video tag.

Në mes të kësaj krize, e cila ka shkaktuar mungesa karburanti në shumë pjesë të Rusisë, Moska ka nisur negociata me Astanën për përpunimin e naftës bruto ruse në rafineritë kazake.

Ndërkohë, Wildberries, shitësi më i madh online në Rusi, ka kërkuar hapësira për magazina në Kazakistan, pasi më shumë se një duzinë magazinash të tij në të gjithë Rusinë janë goditur, duke e detyruar kompaninë të kërkojë hapësira diku tjetër.

Ministri kazak i Tregtisë dhe Integrimit, Arman Shakkaliyev, konfirmoi së fundmi se në Kazakistan do të ndërtohen 260.000 metra katrorë hapësira magazinimi për kompaninë, si pjesë e një projekti afatgjatë për zgjerim.

“Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Astana është përpjekur vazhdimisht të ruajë ekuilibrin mes lidhjeve të ngushta ekonomike dhe politike me Rusinë, dhe shmangies së hapave që mund ta përfshinin drejtpërdrejt në përplasjen e Rusisë me Perëndimin ose ta cenonin sovranitetin e saj”, tha Temur Umarov, hulumtues në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se, ndonëse zhvendosja e kompanive ruse në Kazakistan do të shtonte një tjetër shtresë kompleksiteti, “Astana është e vetëdijshme për rreziqet që lidhen me shndërrimin e vendit në një platformë për aktivitete që e ndihmojnë Rusinë të zbusë pasojat e luftës ose kufizimeve perëndimore”.

“Pres që qeveria kazake të vazhdojë me qasjen e saj aktuale: Nuk ka gjasa t’i refuzojë tërësisht bizneset ruse, por do të përpiqet ta menaxhojë me kujdes këtë bashkëpunim, rast pas rasti, duke sinjalizuar se Kazakistani mbetet i përkushtuar ndaj politikës së tij të jashtme shumëdimensionale dhe vendimmarrjes së pavarur.”

Fokusi i Perëndimit te Azia Qendrore

Që nga viti 2023, vendet perëndimore e kanë kthyer vëmendjen nga Azia Qendrore, teksa kanë kërkuar të shfrytëzojnë hapësirën e re ekonomike dhe politike të krijuar pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Ndonëse qeveritë e Azisë Qendrore kanë ruajtur lidhje të forta me Moskën, ato kanë përshpejtuar gjithashtu përpjekjet për t’i diversifikuar marrëdhëniet me vendet e tjera.

Rusia – dhe kompanitë ruse – po shqyrtojnë zhvendosjen e objekteve të tyre në disa vende të rajonit, por Kazakistani, i cili ndan kufirin ndërkombëtar tokësor të vazhdueshëm më të gjatë në botë, prej rreth 7.644 kilometrash, është bërë objektivi kryesor.

Pikërisht këtu qëndron problemi: Kazakistani do të përfitonte nga rritja e bashkëpunimit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se sulmet ukrainase kanë nxjerrë jashtë funksionit objekte të rëndësishme të përpunimit të naftës në Rusi, të cilat përdoren nga kompanitë kazake të naftës, që pjesën më të madhe të prodhimit të vendit e eksportojnë drejt Rusisë përmes Konsorciumit të Gazsjellësit të Kaspikut (CPC). CPC-ja është goditur dhe nxjerrë jashtë funksionit disa herë nga sulmet gjatë luftës.

Por, sipas ekonomistit kazak, Aidar Alibayev, rritja e bashkëpunimit paraqet, gjithashtu, një kërcënim të mundshëm për ekonominë e Kazakistanit. Ai përjashton mundësinë e sulmeve të drejtpërdrejta të Ukrainës ndaj Kazakistanit, por nuk e përjashton mundësinë që produktet me përdorim ushtarak të shpërndahen nga magazinat, duke rrezikuar vendin nga sanksionet perëndimore.

Kjo varësi në rritje nga infrastruktura kazake, thonë analistët dhe zyrtarët, i jep Astanës një mundësi për të rinegociuar marrëdhëniet me Moskën. Megjithatë, Kazakistani e ka bërë të qartë se, në marrëdhëniet me Rusinë, do t’i japë përparësi stabilitetit të vet ekonomik.

“Fillimisht do ta shohim situatën tonë”, tha për REL-in Suyindik Aldashev, kryetar i Komitetit të Senatit për Politikat Ekonomike.

Kjo situatë lidhet gjithashtu me dëshirën e Kazakistanit për të qëndruar neutral në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë.

Në fund të muajit të kaluar, gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Omsk, lideri kazak Qasym-Zhomart Toqaev sugjeroi një ngrirje të përkohshme të vijave të frontit në Ukrainë, dhe rikthimin te negociatat, pasi, siç tha, “është turp që po vdesin të rinjtë”./REL/

The post Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri

LEXO GJITHASHTU

Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
TOP Momenti
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
TOP Momenti
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
TOP Momenti
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
TOP Momenti
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
TOP Momenti

You Might Also Like

Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  
Lajme

Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  

August 12, 2026
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Lajme

Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj

August 12, 2026
Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës
Lajme

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

August 12, 2026
Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur
Lajme

Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?