Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se gjithsej 5,033 kandidatë kanë aplikuar për Provimin e Maturës përmes platformës eKosova, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.
Provimi do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në 55 qendra testimi.
Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e përcaktuar sipas listave përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.
Ministria ka kërkuar respektimin e plotë të udhëzimeve dhe rregullave, me qëllim që procesi i testimit të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.
The post Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht appeared first on Gazeta Express.

