By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Synimi për zgjerim të radikalizmit islamik e diskreditimi i figurave politike, Islami pas rastit “Sheholli: Secili që punon kundër shtetit do ta marrë dënimin e merituar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Synimi për zgjerim të radikalizmit islamik e diskreditimi i figurave politike, Islami pas rastit “Sheholli: Secili që punon kundër shtetit do ta marrë dënimin e merituar
TOP Momenti

​Synimi për zgjerim të radikalizmit islamik e diskreditimi i figurave politike, Islami pas rastit “Sheholli: Secili që punon kundër shtetit do ta marrë dënimin e merituar

Momenti
Published: August 27, 2026

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, duke thënë se rasti duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që, sipas tij, punojnë kundër interesave të Republikës së Kosovës.

Islami ka shkruar se depërtimi i Shehollit në institucionet më të larta nuk është i rastësishëm.

Your browser does not support the video tag.

Ai tutje thekson se kamuflimi i Shehollit përmes miqësive me figura të larta shtetërore, paraqitja në shumicën e mediave për tema të ndjeshme, dëshmon qartë synimin e tij për të fituar besim dhe për të shmangur dyshimet.

Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator

Postimi i tij i plotë:

Që nga arrestimi i të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, kanë qarkulluar versione të ndryshme.

Megjithatë, një gjë tashmë është e qartë: aktiviteti i tij operativ dhe analitik, i nisur që nga koha kur ishte pjesë e ish-UDB-së, nuk ka reshtur asnjëherë.

Një profesionist i rryer dhe i kalibrit të lartë në fushën e spiunazhit nuk shkëputet lehtë nga betimi për të ruajtur sekretet dhe për t’i shërbyer një rrjeti të caktuar.

Depërtimi i tij në institucionet më të larta nuk është i rastësishëm; kamuflimi përmes miqësive me figura të larta shtetërore, paraqitja në shumicën e mediave për tema të ndjeshme, dëshmon qartë synimin e tij për të fituar besim dhe për të shmangur dyshimet.

Dokumenti “Top Secret 2” në lexim të aktakuzës zbulon një plan strategjik të fshehtë. Ky program synon zgjerimin e radikalizmit islamik në Kosovë e rajon, duke implikuar figura me ndikim nga sporti, muzika, mediat dhe politika. Bazuar në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, bëhet fjalë për një plan veprimi që synon destabilizimin e Republikës së Kosovës, duke e paraqitur atë si një vatër ekstremizmi dhe duke dëmtuar rëndë pozitën e saj ndërkombëtare. Përmes nxitjes së aktiviteteve fetare dhe ndikimit te klerikët, synohet krijimi i një narrative negative, stimulimi i migrimit dhe ndryshimi i qëndrimit të vendeve perëndimore ndaj Kosovës.

Përveç kësaj, ky plan shtrihet edhe në spiunazhin ekonomik dhe diskreditimin e figurave politike e intelektuale. Agjendat e Serbisë janë të njohura: qëllimi i saj mbetet goditja e Kosovës në shumë dimensione, krijimi i një opinioni publik negativ dhe zbehja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve vendase.

Zbardhja e dokumenteve sekrete dëshmojnë se institucionet e sigurisë janë në krye të detyrës. Ky rast duhet të shërbejë si një mesazh i qartë dhe i prerë për të gjithë: askush nuk mund të fshihet pas miqësive apo pozicioneve të larta.

Kushdo që merr guximin të punojë kundër Republikës së Kosovës, kushdo që bëhet pjesë e agjendave destabilizuese të Serbisë apo rrjeteve të spiunazhit, do të ketë të njëjtin fat. Prokuroria Speciale, nën udhëheqjen e prokurorëve profesionistë si Bekim Kodraliu, në sinkronizim dhe kordinim të plotë me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, do të shkatërrojë çdo rrjet tradhtie.

Koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar; secili që punon kundër shtetit tonë do ta marrë dënimin e merituar dhe do të përfundojë në burg. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ndalohen shoferët nga Holanda dhe Serbia, tejkaluan shpejtësinë në Maqedoninë e Veriut
Eksperti i sigurisë Islami thotë se askush nuk mund të fshihet pas miqësive dhe lidhjeve me Shehollin
A ka transferuar para në Angli?, deklarohet Përparim Rama
Mbi 4 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës të shtunën
28 vatra në 24 orët e fundit në Shqipëri, 4 ende aktive

LEXO GJITHASHTU

Tragjedia në Koman, ky është i riu që vdiq tragjikisht në liqen, reagon shkolla e 20 vjeçarit: Do mbetet në kujtesën tonë  
Tragjedia në Koman, ky është i riu që vdiq tragjikisht në liqen, reagon shkolla e 20 vjeçarit: Do mbetet në kujtesën tonë  
Lajme
Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Lajme
Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Lajme
Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit
Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit
Lajme
Mbi 5 mijë kandidatë aplikuan për Provimin e Maturës, 4,967 aplikime u aprovuan
Mbi 5 mijë kandidatë aplikuan për Provimin e Maturës, 4,967 aplikime u aprovuan
TOP Momenti

You Might Also Like

KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
TOP Momenti

KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

August 27, 2026
Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri
TOP Momenti

Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri

August 27, 2026
Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve
TOP Momenti

Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve

August 27, 2026
Emisioni “Mesditë” 27.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Mesditë” 27.08.2026

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?