Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të Lipjanit, lidhur çështjen e pastrimit të qytetit, ka thënë se kompanitë e pastrimi duhet të krijohen në bazë të regjioneve.
Rama, ka thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, pasi që, secila komunë do ta kishte ekipin e vet dhe do ishte përgjegjëse për pastrimin e zonave të veta.
‘’Mënyra më e mirë për secilin qytet, është që pastrimi të krijohet në bazë të regjioneve, në bazë të komunave, secila komunë ta ketë ekipin e vet, të jetë përgjegjëse 100% për ekipin e vet, dhe të jetë përgjegjëse për pastrimin e zonave të veta. Këto janë për ato që diskutuam për të cilat jemi në një vijë pra 100%’, ka thënë Rama, përcjell Gazeta Express.
The post Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta appeared first on Gazeta Express.

