Shefja në detyrë e BE’së, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në takim, Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE’së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik, përcjell Gazeta Express.
‘’Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e 🇪🇺 BE-së për formimin e institucioneve të 🇽🇰 Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.
BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.
The post Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, përsërit thirrjen e BE’së për formimin e institucioneve dhe tejkalimin e ngërçit appeared first on Gazeta Express.

