By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rezultatet e PISA-s 2025, nxënësit e Kosovës nën mesataren e vendeve anëtare të OECD-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rezultatet e PISA-s 2025, nxënësit e Kosovës nën mesataren e vendeve anëtare të OECD-së
TOP Momenti

Rezultatet e PISA-s 2025, nxënësit e Kosovës nën mesataren e vendeve anëtare të OECD-së

Momenti
Published: September 8, 2026

Janë publikuar rezultatet e testit PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve), ndërkaq rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Katër treguesit kryesore të performancës janë lexim, matematikë, shkencë dhe të mësuarit në botën digjitale.

Your browser does not support the video tag.

“Në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili u mbajt në periudhën 10-30 maj të vitit 2025, morën pjesë gjithsej 6632 nxënës të moshës 15-vjeç nga 213 shkolla.

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se performanca mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë, ndërsa në matematikë – 350 pikë, performanca mesatare është më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022.

Rezultati më i lartë u shënua në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, gjithsej 359 pikë.

Rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)”, thuhet në njoftim

Në këtë edicion të testit PISA, vajzat kanë arritje më të larta se djemtë në të tri fushat e vlerësuara.

Në shkencë, vajzat kanë shënuar 366 pikë, ndërsa djemtë 347 pikë, me një diferencë prej 19 pikësh.

Në lexim, vajzat kanë arritur 358 pikë, krahasuar me 322 pikë te djemtë, duke shënuar një diferencë prej 36 pikësh.

Ndërsa në matematikë, rezultatet janë pothuajse të barabarta, me 351 pikë për vajzat dhe 350 pikë për djemtë, me vetëm 1 pikë diferencë.

“Leximi preliminar i gjetjeve të PISA 2025 sugjeron se fokusi i ndërhyrjeve metodologjike dhe pedagogjike duhet të jetë në rritjen e cilësisë së të nxënit dhe në sigurimin e përparimit të të gjithë nxënësve. Prioritet i veçantë duhet t’i kushtohet zhvillimit të aftësive të aplikuara në matematikë, shkencë dhe lexim, veçanërisht aftësive për të menduar në mënyrë kritike, për të interpretuar informacionin, për të zgjidhur probleme dhe për të zbatuar njohuritë në situata të jetës reale”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se një nga fushat me potencial të madh për përmirësim është rritja e numrit të nxënësve që arrijnë nivelet bazë të aftësive.

Në vitin 2025, rreth 21% e nxënësve në Kosovë arritën të paktën Nivelin 2 në shkencë, 15% në matematikë dhe rreth 16% në lexim.

Në të njëjtën kohë, numri i nxënësve që arrijnë nivelet më të larta të performancës mbetet shumë i vogël.

“Kjo tregon nevojën për një qasje të dyfishtë: mbështetje më të madhe për nxënësit me rezultate të ulëta dhe programe të veçanta për zhvillimin e potencialit të nxënësve me performancë të lartë.

Vëmendje kërkon edhe frekuentimi i shkollës. Rreth 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kishin munguar të paktën në një orë mësimore. Këto të dhëna tregojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve”, thuhet më tej.

Në bazë të gjetjeve, raporti i Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve rekomandon:

• Forcimin e të nxënit bazë në matematikë, shkencë dhe lexim, me fokus të veçantë te nxënësit që nuk arrijnë Nivelin 2 të aftësive.

• Zhvillimin e mësimdhënies së bazuar në zgjidhjen e problemeve, situata reale, mendimin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive.

• Krijimin e programeve për nxënësit me performancë të lartë, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e talentit në shkencë, matematikë dhe lexim.

• Shfrytëzimin e reziliencës akademike si praktikë pozitive, duke identifikuar shkollat, mësuesit dhe praktikat që ndihmojnë nxënësit e pafavorizuar të arrijnë rezultate të larta.

• Forcimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, veçanërisht në pedagogjinë e orientuar drejt kompetencave, vlerësimit formativ, diferencimit të mësimit dhe menaxhimit të klasës.

• Zhvillimin e politikave për përdorimin efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale-së, duke kaluar nga përdorimi thjesht instrumental drejt përdorimit të tyre për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

• Forcimin e bashkëpunimit shkollë–familje, veçanërisht për mbështetjen e nxënësve, vijueshmërinë dhe krijimin e shprehive të qëndrueshme të të nxënit.

• Përmirësimin e klimës së të nxënit dhe disiplinës pozitive, duke krijuar klasa më të qeta, gjithëpërfshirëse dhe të fokusuara në procesin mësimor.

• Monitorimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe ndërmarrja e masave të hershme për nxënësit me mungesa të shpeshta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se do t’i analizojë të gjitha gjetjet, rezultatet dhe të dhënat e dala nga PISA 2025.

“Raporti do të shërbejë si reference qendrore për ndërhyrjet dhe përmirësimet sistematike, metodologjike dhe pedagogjike të cilat do të reflektohen në Strategjinë e re të Arsimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve
Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles
“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe
Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidenti
Gruda: PDK pro çdo forme të votimit për nënkryetarë, nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator

LEXO GJITHASHTU

Arsenal interesohet për Nico Paz, mund të tentojë transferimin në vitin 2027
Lajme
Simiq, Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar, ju e keni pranuar
Simiq, Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar, ju e keni pranuar
Lajme
Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja
Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja
Lajme
Nagavci: VV nuk voton as Çitakun e as Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Nagavci: VV nuk voton as Çitakun e as Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Lajme
Ndalohet një person nga Kërçova, drejtonte automjetin gjatë kohës së ndalimit aktiv dhe shkaktoi aksident rrugor
Ndalohet një person nga Kërçova, drejtonte automjetin gjatë kohës së ndalimit aktiv dhe shkaktoi aksident rrugor
TOP Momenti

You Might Also Like

Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetuese
TOP Momenti

Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetuese

September 9, 2026
“Në emër të popullit serb”, Haxhiu i kërkon Simiqit ta tërheqë deklaratën, ai refuzon – ia ndërpret fjalën
TOP Momenti

“Në emër të popullit serb”, Haxhiu i kërkon Simiqit ta tërheqë deklaratën, ai refuzon – ia ndërpret fjalën

September 9, 2026
EShS: Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë
TOP Momenti

EShS: Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

September 9, 2026
Kujtim Shala u propozua për nënkryetar, Kërçeli: Refuzoi bashkëpunimin me Kurtin e tash kërkon votat e LVV-së
TOP Momenti

Kujtim Shala u propozua për nënkryetar, Kërçeli: Refuzoi bashkëpunimin me Kurtin e tash kërkon votat e LVV-së

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?