Arsenal po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje për Nico Paz në vitin 2027, pasi klubi londinez ka shfaqur interesim për mesfushorin ofensiv argjentinas të Comos.
Tottenham Hotspur kishte tentuar ta transferonte Paz gjatë merkatos, me dy oferta të refuzuara nga Como.
Megjithatë, Real Madridi mund të jetë pengesa kryesore për Arsenalin. Klubi spanjoll ka një klauzolë rikthimi prej 80 milionë eurosh, e vlefshme për verën e vitit 2027.
Paz, 22-vjeçar, është shndërruar në një prej lojtarëve më të kërkuar të Comos dhe interesi nga Premier League pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
The post Arsenal interesohet për Nico Paz, mund të tentojë transferimin në vitin 2027 appeared first on Gazeta Express.
