Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal, këtë gusht ka kushtuar më shumë se një vit më parë.
Çmimet e shërbimeve të hotelerisë në gusht 2026 janë rritur me 3.7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me korrikun, rritja është 0.6%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritja nuk është vetëm e muajve të fundit. Në periudhën janar–gusht 2026, çmimet e shërbimeve të hotelerisë janë rritur mesatarisht me 3.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, rritja deri në gusht arrin në 1.3%.
Pra, për qytetarët, një dalje për kafe, drekë apo darkë po shoqërohet gradualisht me një faturë më të lartë se një vit më parë.

