By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Retkoceri: Janë pastruar 55 lokacione me mbeturina, thirrja nga kandidatët uroj të mos shërbejë si fushatë politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Retkoceri: Janë pastruar 55 lokacione me mbeturina, thirrja nga kandidatët uroj të mos shërbejë si fushatë politike
Lajme

Retkoceri: Janë pastruar 55 lokacione me mbeturina, thirrja nga kandidatët uroj të mos shërbejë si fushatë politike

Momenti
Published: May 21, 2026

Ani pse në ditët e fundit ka nisur largimi i mbeturinave vëllimore nga disa zona të Prishtinës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se situata me mbeturinat në Kosovë është emergjente.

Në lidhje me këtë çështje dhe aksionin e ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës për pastrimin e mbeturinave, në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Leutrim Retkoceri, tha se deri tani janë pastruar dhjetëra lokacione.

Your browser does not support the video tag.

Retkoceri u shpreh se numri i madh i mbeturinave vëllimore erdhi si pasojë e vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit  Hapësinor.  

“Arsyeja pse ka qenë dhe është parë një vëllim kaq i madh i mbeturinave, është sepse për dy muaj rresht nuk janë marrë mbeturinat vëllimore dhe inertet nga kryeqyteti, pasi Ministria e Ambientit ka lëshuar një vendim, e cila ka bllokuar deponinë që ka qenë në Matiçan për këto mbeturina. Dhe kompanitë nuk kanë mundur t’i dërgojnë askund tjetër sepse nuk i kanë pranuar as në deponinë e Mirashit”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për hapat që komuna ka ndërmarrë për menaxhimin e situatës dhe zgjidhjen afatgjate të problemit.

“Ne i kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm për sigurimin e lokacioneve dhe procedurën për të ndërtuar një qendër tranzitore të mbeturinave vëllimore, në të cilën po grumbullohen mbeturinat vëllimore dhe pastaj ato do të ndahen, klasifikohen dhe të shpërndahen në deponitë qendrore ashtu siç e kërkon edhe legjislacioni në fuqi. Aksioni është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët. Një fenomen çka është vërejtur është se në të gjitha lagjet, e sidomos ato urbane në kryeqytet, deponitë apo mbeturinat ilegale vendosen pranë kontejnerëve nga qytetarët që nuk jetojnë në ato lagje, fatkeqësisht”, thotë drejtori Retkoceri.

Duke folur për gjendjen aktuale në terren, Retkoceri tha se janë identifikuar dhjetëra lokacione problematike.  

“Nga ekipi i Shërbimeve Publike që jemi organizuar nga e shtuna, i kemi identifikuar 72 lokacione. Nga këto, deri më tani janë pastruar tërësisht 55 lokacione. Ka mbetur edhe një numër i vogël i lokacioneve pa përfunduar dhe ne shumë shpejt do të mbërrijmë edhe te përfundimi i atyre lokacioneve dhe do të kujdesemi për mirëmbajtjen, për çka kërkojmë ndihmën e të gjithë qytetarëve dhe personave që mund të kontribuojnë në identifikimin e kryerësve të këtyre veprimeve që hedhin mbeturina dhe në anën tjetër ndihmojnë në lokalizimin sa më të shpejtë të këtyre vendeve ku duhet të intervenohet”,  thekson tutje ai.    

Sa i përket deklaratës së Kurtit, ai uroi që deklaratat e tilla të mos shërbejnë si pjesë e fushatës.

“Kjo ka qenë e nevojshme qysh moti. Thirrja tani në fushatë zgjedhore nga të gjithë ata që janë kandidatë, uroj të mos shërbejë si fushatë politike, por të jetë një fushatë vetëdijesuese që i përgjigjet nevojës edhe vendit. Unë, sa e përmenda më herët, përderisa ministrja në detyrë e Ambientit kishte lëshuar një vendim, së bashku me inspektorë të kësaj ministrie, që të ndalohet dhe bllokohet një deponi për mbeturina vëllimore, kemi parë duke bërë thirrje që të dilet dhe të pastrohet qyteti. Kjo nuk shkon me njëra-tjetrën. Ne nuk duhet të udhëhiqemi nga politika të cilat e bllokojnë nivelin qendror dhe nivelin lokal njëra-tjetrën. Ne duhet të udhëhiqemi me parimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët, në mënyrë që të përmbushim obligimin përfaqësues që e kemi marrë nga qytetarët”, shtoi Retkoceri.    

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë Fitore Pacolli kanë prezantuar të mërkuren pakon e re për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në të gjithë Kosovën. Gjatë prezantimit, u shpalosën masat institucionale për pastrimin e hapësirave publike dhe adresimin e ndotjes mjedisore, përmes një aksioni të ri shtetëror.

Kurti tha se gjendja me mbeturinat është serioze dhe në disa zona mund të konsiderohet edhe emergjencë, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Ai njoftoi se për këtë qëllim është përgatitur një projektligj i ri dhe një aksion kombëtar, i cili synon largimin e rreth 500 deponive ilegale në gjithë vendin, me një buxhet prej 1 milion euro.

Më 16 maj drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka nisur njê aksion për largimin e mbeturinave vëllimore.

The post Retkoceri: Janë pastruar 55 lokacione me mbeturina, thirrja nga kandidatët uroj të mos shërbejë si fushatë politike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?