By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti policor për ‘incidentin’ me eskortën e Kurtit në Skenderaj: Vetura nuk e ka rrezikuar eskortën, nuk ka elemente të vepres penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti policor për ‘incidentin’ me eskortën e Kurtit në Skenderaj: Vetura nuk e ka rrezikuar eskortën, nuk ka elemente të vepres penale
Lajme

Raporti policor për ‘incidentin’ me eskortën e Kurtit në Skenderaj: Vetura nuk e ka rrezikuar eskortën, nuk ka elemente të vepres penale

Momenti
Published: May 22, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë më 18 maj 2026 në KTV, deklaroi se kryetari i Komunës së Skenderajt kishte tentuar, me veturë zyrtare, të ndërhynte në mënyrë të rrezikshme në qarkullimin e eskortës së tij.

Sami Lushtaku padit Albin Kurtin për shpifje

Rreziku për të cilin flet Kurti, është konfirmuar në raportin policor në deklaratën e datës 27 janar 2025.

Your browser does not support the video tag.

Në dokumentin e siguruar nga RTK, thuhet se njësiti policor kishte arritur ta ndalonte veturën e dyshuar, e cila rezultonte të ishte në pronësi të Komunës së Skenderajt, ndërsa drejtues i saj ishte Sami Lushtaku, në atë kohë nënkryetar i komunës.

Në raport thuhet se “Kemi kontaktuar zyrtarin e mbrojtjes së afërt, i cili përmes telefonit ka deklaruar se vetura ka dalë nga parkingu i pompës në dalje të Skenderajt, në drejtim të Polacit, dhe ka rrezikuar eskortën duke  tentuar të futet në mes të kolonës. Për një distancë, vetura ka vazhduar paralel me veturën policore të trafikut, në rrugën me dy korsi. Nga zyrtarët është kërkuar të përpilohet raport policor lidhur me rastin?.

Në dokumentin e siguruar thuhet gjithashtu se një rreshter policor, në raportin e dërguar më 28 janar përmes postës elektronike zyrtare, ka deklaruar se:

“Vetura ka bërë kyçje të vrullshme, nuk e ka rrezikuar eskortën dhe nuk ka pasur rrezik të drejtpërdrejtë. Megjithatë, kërkesa për ndalimin e veturës së dyshuar ka qenë në përputhje me standardet e larta të sigurisë që aplikohen në raste të tilla?.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe Sami Lushtaku, i cili ka deklaruar se ishte ndalur për tëmarrë ujë dhe më pas ishte kyçur në rrugë me kujdes dhe me shpejtësi të ulët, pa penguar qarkullimin.

Në raport thuhet se deklarimet e tij përputhen edhe me pamjet e videoincizimeve. Po ashtu, sipas dokumentit, Lushtaku ka deklaruar se nuk kishte pasur qëllim të pengonte policinë apo eskortën.

Pas konsultimit me prokurorin, në raport konstatohet se nuk janë gjetur elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtjeje kundër sigurisë në trafikun publik.

Edhe pse polici raportues, Gëzim Millaku, sipas raportit, e ndërroi deklaratën e dhënë për prokuroren e rastit, një ditë më parë, për rrezikim te eskortës së kryeministrit, arsyet e ndërrimit të deklaratës nuk janë bërë të ditura në raport.

Nga sa jemi të informuar, Prokuroria nuk ka marrë në pyetje pjesëtarët e tjerë të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit.

Prokurorja Ajtene Zoni e kontaktuar nga RTK, ka thënë shkurt se për këtë rast duhet t’i drejtohemi prokurorisë.

Ndërkohë, deri në momentin e publikut të këtij lajmi, nuk është iniciuar rast në Inspektoratin policor të Kosovës për këtë rast të ndërrimit të deklaratës së zyrtarit policor.

Nga ana tjetër, Avokati i Sami Lushtakut, Labinot Vata, i ka thënë RTK-së se nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga klienti i tij.

Duke iu referuar Ligjit për Shpifje dhe Fyerje, avokati Vata ka deklaruar se i është kërkuar Kurtit të tërheqë publikisht deklaratat, të publikojë sqarim dhe përmirësim, të kërkojë falje publike dhe të përmbahet nga deklarime të tjera që, sipas tij, cenojnë reputacionin e Lushtakut.

Vetë Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit./RTK

source

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?