By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria Kurti me mbi 20 vendime e kërkesa, ndër të tjera i ndan edhe 1 milion euro për komunitetet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria Kurti me mbi 20 vendime e kërkesa, ndër të tjera i ndan edhe 1 milion euro për komunitetet
Lajme

Qeveria Kurti me mbi 20 vendime e kërkesa, ndër të tjera i ndan edhe 1 milion euro për komunitetet

Momenti
Published: May 14, 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Qeveria ka:

Your browser does not support the video tag.

“Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të Ofruesit për Shërbimet e Navigacionit Ajror të  Republikës së Kosovës (ish-ASHNA), Zona Kadastrale Vrellë e Goleshit dhe Mirenë, Komuna e Lipjanit, Zona Kadastrale Zatriq, komuna e Rahovecit, Zona Kadastrale Mramor, Komuna e Prishtinës dhe Zona Kadstrale Bajgorë, Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/04, të datës 13 mars 2026. Përmes këtij plotësim ndryshimi shuma e miratuar prej 370,000.00 €, rritet për 3,150.90 €, duke arritur vlerën totale prej 373,150.90 €, (treqind e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjeta euro e nëntëdhjetë cent), për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (Internatinal Development Asoociation – IDA), me qëllim të mbulimit të diferencës së krijuar nga luhatjet në kursin valutor

Your browser does not support the video tag.

Miratuar kërkesën e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr, 22/39, të datës 13 tetor 2021, për  themelimin e Komisionit Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për të Rinjtë.

Themeluar Komisionin Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për Fëmijë.

Themeluar Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Miratuar Zgjatjen e Planit të Implementimit të Skemës për Garancinë për të Rinjtë – 2026.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, Nr. 06/143, i datës 28 prill 2017, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin Nr.02/54, të datës 12 janar 2022, dhe vendimin Nr. 12/214, të datës 24 korrik 2024.

Miratuar vendimin për përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll  për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike, ose për arsye të të  drejtave të njeriut.

Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit, Llot 1 dhe Llot 2, zonat kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan, Komuna e Gjilanit.

Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Rehabilitimi, Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R118, segmenti brenda fshatit Mushtisht, zona kadastrale: Mushtisht, Komuna e Suharekës”.

Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike Kosovës (KEK-Sh. A.), zonat kadastrale: Siboc, Shipitullë, Leshkoshiq, Hade dhe Palaj, Komuna e Obiliqit.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Podujevës.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve: Ndërtimi i Tregut të Kafshëve, zona kadastrale: Dumnicë e Poshtme dhe Ndërtimi i Tregut të Gjelbër, zona kadastrale: Podujevë, Komuna e Podujevës.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Podujevës: Ndërtimi i Banesave me Kosto të Përballueshme, zona kadastrale Podujevë, dhe Objektet Edukativo-Arsimore – Çerdhe për Fëmijë, zona kadastrale: Podujevë, Komuna e Podujevës.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 50,000.00 €, (pesëdhjetë mijë euro) në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për rialokim të mjeteve buxhetore në shumë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), deri  në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, të vlerës totale të kategorisë së shpenzimeve “‘Investime Kapitale” të aprovuar për nënprogramin “Administrata Qendrore”.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/220, të datës 11 shtator 2024, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 09/ 280, të datës 12 dhjetor 2025.

Informuar për Raportin e Vlerësimit të Ligjshmërisë të Akteve të Kuvendeve të Komunave per vitin 2025.

Miratuar vendimin për emërimin për Drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”(Energy Storage Corporation – ESCorp), këta kandidatë:

1.1. Bujar Haxha, kryesues;

1.2. Fisnik Musai, anëtar;

1.3. Violeta Arifi – Krasniqi, anëtare;

1.4. Mimoza Byqmeti, anëtare.

Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore KBI Ereniku, për nevoja të realizimit të projektit: “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes”, zona kadastrale: Jahoc, Komuna e Gjakovës.

Ndarë mjete buxhetore, në shumë prej 1,000,000.00€ (një milion euro), për zbatimin e Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 90,599.56€ (nëntëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro e pesëdhjetë e gjashtë centë) për Komunën e Podujevës, për përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë” përmes Klauzolës së Investimeve.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për rritjen e kufirit të shpenzimeve, në shumë prej 15,000,000.00€ (pesëmbëdhjetë milionë euro), për projektin “Rehabilitimi i Linjës X Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit)”, nga fondet e huamarrjes “Klauzola e Investimeve””, njofton ZKM.

The post Qeveria Kurti me mbi 20 vendime e kërkesa, ndër të tjera i ndan edhe 1 milion euro për komunitetet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Ukraina godet sërish Dubnën, Rusia raporton vdekjen e një foshnjeje pas sulmit me dron
Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së
Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

You Might Also Like

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi
Lajme

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

June 30, 2026
Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike
Lajme

Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike

June 30, 2026
Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi
Lajme

Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi

June 30, 2026
Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar
Lajme

Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?