Paraditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 10:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në segmentin Suharekë–Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore. Si pasojë, dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore”, tregoi Hoxha.
Ndërkohë, Njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll në autostradë është marrë me rastin.
Ai apeloi te shoferët të kenë kujdes të shtuar në trafik.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik për të shmangur aksidentet”, apeloi Hoxha.
The post Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar- policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

