By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Momenti
Published: September 1, 2026

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës kanë nisur grevën, duke kërkuar pagesën e pagave të mbetura dhe kompensimin e ditëve për të cilat pretendojnë se nuk janë paguar.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se greva është paralajmëruar më herët dhe se punëtorët kanë hyrë në grevë që nga orët e hershme të së martës.

Your browser does not support the video tag.

Azemi ka treguar se për të njëjtën çështje ishte paralajmëruar një takim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, por sipas tij, përfaqësuesit e sindikatës shkuan në takimin e caktuar, ndërsa drejtori nuk u paraqit.

“Punëtorët për paralajmërimet që janë dhënë më shpejt më herët, punëtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillore janë në grevë që nga dita e hershme e sotit. Për sot në orën 10:00, siç e patë edhe ju, kam thirrur kryesinë e punëtorëve të sektorit privat të këtyre shkollave me një paralajmërim se Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës na ka thirrë në takim, na ka ftuar që të shkojmë të bisedojmë për këto probleme. Ne ishim në kohën dhe në momentin e caktuar, dhe ai nuk doli të bisedojë me neve. Ne në orën 10:00 e thirrëm takimin sepse kemi menduar që ndoshta do të gjejmë një zgjidhje duke besuar se do të kemi takim me të. Thashë, ai i takimit iku dhe në orën 10:00 vetëm sa u rikonfirmua se greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, janë dy arsye kryesore për hyrjen në grevë. Ai ka thënë se punëtorët nuk janë paguar për muajin korrik në përputhje me atë që e cilësoi si obligim ligjor, ndërsa pagat e muajve korrik dhe gusht, sipas tij, ende nuk janë ekzekutuar.

“Janë dy arsye për të cilat kemi hyrë në grevë: Arsyeja se punëtorët për të cilët po flasim, për muajin korrik nuk u është bërë pagesa sipas, po themi kështu, ligjit të punës; dhe e dyta është ne tani kemi hyrë në muajin e dytë, më shumë se dy javë ditë, dhe nuk kemi marrë rrogat po mendoj përtej afatit, sepse punëtorët e shkollave të mesme që nga 1 korriku thuajse kanë marrë vetëm 100 euro. Do të thotë korriku dhe gushti komplet janë pa paguar dhe normal që tash kemi hyrë në shtator. Pagesat për muajt, po themi, u desh që t’i marrin më 23 gusht, dhe ato janë vonesë për shkak të neglizhencës të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Azemi ka bërë të ditur se kërkesat e grevistëve lidhen drejtpërdrejt me pagesat e vonuara dhe kompensimin për ditët e papaguara.

“Janë këto dy kërkesa: kompensimi i ditëve që nuk na është paguar dhe pse është vanuar paga më shumë se dy javë ditë. Këto janë dy kërkesat”, është shprehur Azemi.

Ai ka theksuar se greva nuk ka një afat të caktuar për përfundim dhe se punëtorët do të qëndrojnë në grevë deri në momentin kur të ekzekutohen pagat.

“Absolutisht, definitivisht po thashë që greva do të vazhdojë deri në momentin që t’u qiten pagat për këta punëtorë”, ka deklaruar Azemi.

Kryetari i SPSPK-së ka thënë se vendimi për përfundimin e grevës do të varet nga momenti kur Komuna e Prishtinës t’i kryejë obligimet financiare ndaj kompanive, ndërsa më pas sindikata do t’i njoftojë punëtorët që të rikthehen në vendet e tyre të punës.

“Realisht, nëse atyre ju konvenon edhe ne po na konvenon, domethënë na vjen keq që nëpër shkolla do të jetë një gjendje jo e mirë, po përndryshe ata janë të cilët përcaktojnë se në cilën ditë do të dalin punëtorët prej grevës. Në qoftë se kryetari i komunës qit pagat e kompanive, dhe në momentin kur dalin paratë te kompanitë, ne normal do t’ju japim sinjal punëtorëve që të jenë në punë. Derisa mos ta bëjnë këtë, normal që ne do të rrimë komplet në grevë”, ka thënë Azemi.

Ai ka bërë të ditur se sindikata do të insistojë për takime me institucionet, ndonëse sipas tij, deri më tani bisedimet nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

“Absolutisht, absolutisht! Domethënë ne kemi insistuar disa herë që të bisedojmë, jemi biseduar, jemi parë, por s’ka arritur rezultate. Edhe tani më e vetmja opsion është greva që ata mundet me i vetëdijesuar. Përndryshe s’kemi çfarë bisedojmë më me ta, sepse kanë qenë të papërgjegjshëm”, ka deklaruar Azemi.

The post Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Italia zgjat pezullimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën
Biserko: Glorifikimi i Mlladiqit nuk është rastësi, ideologjia e viteve ’90 ende është e pranishme në Serbi
Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?

LEXO GJITHASHTU

Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit
Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit
TOP Momenti
Aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq për tentativë vrasjeje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje
Aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq për tentativë vrasjeje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje
TOP Momenti
‘‘Hundën ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, Rama pret në takim kampionin e boksit Nelson Hysa
‘‘Hundën ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, Rama pret në takim kampionin e boksit Nelson Hysa
Lajme
Kosova në mesin e vendeve me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, renditet e 6-ta për net-qëndrime
Kosova në mesin e vendeve me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, renditet e 6-ta për net-qëndrime
Lajme
Klekovski: Fëmija i mitur i cili është therrur me thikë është në gjednje të rëndë shënedetësore
Klekovski: Fëmija i mitur i cili është therrur me thikë është në gjednje të rëndë shënedetësore
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit
Lajme

Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit

September 1, 2026
Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme

Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale

September 1, 2026
Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme

Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale

September 1, 2026
Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Lajme

Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?