By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Lajme

Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit

Momenti
Published: September 1, 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj V.M., në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, V.M. dyshohet se, nga një periudhë e pacaktuar deri më 1 nëntor 2025, ka ndihmuar persona të tjerë në realizimin e veprës penale.

Your browser does not support the video tag.

Rasti lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit, i cili më 1 nëntor 2025 dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit, para se të dërgohej në territorin e Serbisë, fillimisht në spitalin e Prokuples e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.

Prokuroria pretendon se gjatë paradites së 1 nëntorit 2025, i pandehuri ka fotografuar automjetin e të dëmtuarit M.V., i cili ndodhej pranë shtëpisë së tij, dhe fotografitë ia ka dërguar A.F.-së.

Më pas, M.V. është kontaktuar dhe, sipas aktakuzës, është dakorduar të shkonte në një lokacion në fshatin Kapuricë të Komunës së Leposaviqit, me arsyetimin se do të blinte mjaltë.

Sipas Prokurorisë, pasi i dëmtuari ishte nisur me automjetin “Niva”, V.M. e ka njoftuar përmes telefonit A.F.-në se ai ishte nisur në drejtim të kufirit. Kur M.V. ka arritur në lokacionin e caktuar, persona të panjohur dyshohet se e kanë plagosur dhe rrëmbyer, duke e dërguar më pas në territorin e Serbisë.

Në kuadër të së njëjtës çështje, Prokuroria pretendon se V.M. në shtëpinë e tij në fshatin Leshak ka mbajtur pa autorizim armë dhe municion. Gjatë kontrollit, sipas njoftimit, janë sekuestruar një armë gjuetie me dy tyta, një tytë e armës së gjatë, një jelek gjuetie me 28 fishekë të armës së gjatë dhe 11 fishekë të tjerë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që V.M. të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

The post Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti
Ramush Haradinaj në përkrahje të marshit të 12 shtatorit: Çlirimtarët i presim në Kosovë
Arrestohet një person në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në Graubünden të Zvicrës
“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit
Kurti paralajmëron Institut për energjinë – do të hulumtojë e llogarisë kostot e projekteve të së ardhmes

LEXO GJITHASHTU

Dogana ndalon hyrjen në Kosovë të barnave për dobësim me deklarim të rremë
Dogana ndalon hyrjen në Kosovë të barnave për dobësim me deklarim të rremë
TOP Momenti
Vdes 27-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
Vdes 27-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
TOP Momenti
Angellov: Zjarr në komunën e Bogovinës është dramatik
Angellov: Zjarr në komunën e Bogovinës është dramatik
TOP Momenti
Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
TOP Momenti
Me lot në sy, motra e Sokol Prekës fajëson shtetin: Mungoi ambulanca, na refuzuan helikopterin
Me lot në sy, motra e Sokol Prekës fajëson shtetin: Mungoi ambulanca, na refuzuan helikopterin
TOP Momenti

You Might Also Like

Kërkohet paraburgim për tre persona të dyshuar për ryshfet në provimet për patentë-shofer
Lajme

Kërkohet paraburgim për tre persona të dyshuar për ryshfet në provimet për patentë-shofer

September 1, 2026
Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
Lajme

Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

September 1, 2026
Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Lajme

Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut

September 1, 2026
Italia zgjat pezullimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën
Lajme

Italia zgjat pezullimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?