By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?
Lajme

Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?

Momenti
Published: September 1, 2026

Një javë pas udhëtimit të papritur të drejtorit të Agjecisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, në Moskë, pyetjet mbeten se çfarë e nxiti këtë mision të pazakontë dhe çfarë beson Uashingtoni se Rusia mund të jetë duke përgatitur.

Ratcliffe dyshohet se paralajmëroi zyrtarët rusë kundër sulmimit apo vënies në provë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), me shqetësim të veçantë për shtetet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ai gjithashtu dyshohet se diskutoi mbështetjen e Rusisë për Iranin. Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi vizitën si “gjysmë-rutinë”, duke thënë se Uashingtoni dëshironte të shihte përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se “mund të vijë diçka” nga kjo vizitë.

Your browser does not support the video tag.

CIA nuk ka bërë publike agjendën e plotë. Kremlini tha se Ratcliffe nuk u takua me presidentin Vladimir Putin, duke e përshkruar udhëtimin si pjesë të kontakteve të vazhdueshme mes shërbimeve të sigurisë të dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët e NATO-s për shqetësimet lidhur me sjelljen e mundshme të Rusisë, ndërsa Ukraina ka thënë se ishte informuar para dhe pas udhëtimit të Ratcliffe.

Vizita e Ratcliffe ishte udhëtimi i parë i njohur publikisht në Moskë nga një drejtor në detyrë i CIA-s që nga udhëtimi i William Burns në nëntor 2021, disa muaj para se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës. Krahasimi ngre një pyetje të qartë: Sa serioze duhet të jetë një informatë e inteligjencës që një drejtor i CIA-s të udhëtojë personalisht në Moskë për të dhënë një paralajmërim?

Për Edward Bogan, një ish-zyrtar i operacioneve të CIA-s, i cili ka 24 vjet përvojë në sigurinë kombëtare, inteligjenca nuk duhej domosdoshmërisht të përbënte një vlerësim me nivelin më të lartë të besueshmërisë. Por, vendimi për të dërguar drejtorin e CIA-s tregon se Uashingtoni e konsideronte kërcënimin të besueshëm dhe mjaftueshëm të rëndësishëm për një paralajmërim sy më sy.

“Fakti që një drejtor do të hipte në një avion dhe do të vinte këtu, për mua tregon se ishte një kërcënim i besueshëm dhe se ishte e rëndësishme të thuhej ballë për ballë, e dini, mos e bëni këtë, pavarësisht se çfarë dimë”, tha Bogan për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nuk do të thotë se inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se Rusia ka vendosur të sulmojë një anëtar të NATO-s apo se një sulm është i pashmangshëm. Por, kjo tregon se Uashingtoni pa mjaftueshëm rrezik potencial për t’ia komunikuar drejtpërdrejt Moskës.

Një paralajmërim dhe parandalim

Fokusi i raportuar te shtetet baltike është domethënës. Të tria vendet janë anëtare të NATO-s dhe ish-republika sovjetike, ndërsa të tria kanë kufij me Rusinë.

Shqetësimi mund të mos jetë se Moska po përgatitet për një luftë të madhe me NATO-n. Në vend të kësaj, një aksion ushtarak më i kufizuar ose një operacion hibrid mund të testojë nëse aleanca do të reagonte kolektivisht dhe nëse Moska do të mund të shfrytëzonte ndarjet mes anëtarëve të saj.

Rusia ka mohuar vazhdimisht planet për të sulmuar NATO-n dhe i ka cilësuar vlerësime të tilla si “marrëzi”. Moska gjithashtu mohoi se po planifikonte pushtimin e Ukrainës para se të niste luftën në shkallë të gjerë, në shkurt 2022.

Për Sean Wiswesser, ish-shef i stacionit të CIA-s, i cili ka shkruar një libër për taktikat e inteligjencës ruse, vizita e Ratcliffe ishte “një shenjë inkurajuese” dhe tregoi se Uashingtoni ishte i gatshëm të kundërshtonte atë që ai e quajti “përshkallëzimin e pamatur nga shërbimet ruse të inteligjencës”.

Por, ai tha se një paralajmërim do të kishte vlerë të kufizuar pa kërcënimin për pasoja nëse Moska do ta injoronte atë.

“Ata nuk do të ndalen derisa ne t’i ndalim”, tha Wiswesser për Radion Evropa e Lirë. “Por që çdo paralajmërim të jetë efektiv, ai duhet të shoqërohet me pasoja për Rusinë nëse ajo nuk e merr parasysh paralajmërimin dhe kalon vija të tjera të kuqe të supozuara”, tha ai.

Vlerësimi i tij për problemin më të gjerë të parandalimit ishte i prerë: “Deri tani ka pasur vetëm përshkallëzim të pakontrolluar nga Rusia dhe parandalim të dështuar nga aleanca”, tha ai, duke iu referuar NATO-s.

Pyetja, pra, nuk është thjesht se çfarë i tha Uashingtoni Moskës, por nëse Rusia beson se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të gatshëm të veprojnë nëse paralajmërimi injorohet.

Bogan bëri thirrje për kujdes në vlerësimin e aftësisë së Rusisë për përshkallëzim ushtarak. “Rusia flet sikur ka shumë më tepër mundësi sesa ka në të vërtetë”, tha ai.

Rusia ka kapacitete të konsiderueshme ushtarake, por forcat e saj janë të zhytura në një luftë në Ukrainë që ka zgjatur shumë më tepër nga sa kishte parashikuar Kremlini.

Bogan tha se vëzhguesit ndonjëherë e imagjinojnë Rusinë sikur të ketë një rezervë të madhe ushtarake të papërdorur, e cila mund të vihet papritur në dispozicion kundër Evropës. “Nëse do ta kishin një kapacitet të tillë, do ta përdornin në luftën në Ukrainë”, tha ai.

Kjo nuk do të thotë se Rusia nuk ka mundësi. Bogan tha se inteligjenca pas vizitës së Ratcliffe mund të lidhej me një përpjekje për të ndryshuar llogaritjet ushtarake rreth NATO-s. “Diçka po ndodh”, tha ai. “Ndryshimi i llogaritjeve, hyrja në hapësirat e NATO-s në njëfarë mënyre ushtarake, fare mirë mund të ketë qenë ajo për çfarë bëhej fjalë”.

Në të njëjtën kohë, Bogan tha se nuk besonte se Moska domosdoshmërisht dëshironte një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. “Nuk mendoj se ata janë të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ai.

Një kanal i CIA-s

Steven Cash, drejtor ekzekutiv i Steady State dhe ish-zyrtar i inteligjencës në CIA dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, tha se përdorimi i CIA-s për të komunikuar me kundërshtarët mund të jetë i përshtatshëm kur çështjet e ndjeshme kërkojnë një kanal diskret dhe diplomacia tradicionale nuk është e mjaftueshme.

Por, ai vuri në pikëpyetje nëse Ratcliffe po i përcillte Moskës një mesazh koherent të politikës amerikane.

Cash iu referua asaj që ai e quajti “mungesë koherence të dukshme në politikën amerikane” dhe vuri në dukje mungesën e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në diplomacinë e njohur publikisht rreth vizitës.

“Çfarë politike po i përcillte në të vërtetë drejtori Ratcliffe Moskës?”, pyeti Cash.

Ai tha se shqetësimi më i gjerë ishte nëse administrata kishte një proces të rregullt, të bazuar në inteligjencë, për hartimin e politikave.

“Përshtypja nuk është se qeveria e Shteteve të Bashkuara po flet përmes një politike kombëtare të shqyrtuar me kujdes, por se një autokrat aspirues po dërgon një të dërguar për të biseduar me përfaqësuesin e një autokrati tjetër”, tha Cash.

Një kanal diskret, argumentoi Cash, është i dobishëm vetëm nëse politika që qëndron pas mesazhit është koherente dhe strategjikisht e qëndrueshme.

“Nëse përmbajtja është konceptuar dobët – ose bie ndesh me atë që aleatët tanë, diplomatët tanë, ushtria jonë dhe madje edhe pjesë të tjera të qeverisë sonë e kuptojnë si politikë amerikane – atëherë fshehtësia dhe ndjeshmëria e kanalit nuk e bëjnë komunikimin më efektiv”, tha ai.

“Ato thjesht e transmetojnë konfuzionin në mënyrë më efikase”./REL/

The post Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Besohet se dy vrasjet ishin të lidhura – a mund të frymëzojë aktgjykimi për Tupac gjetjen e vrasësit të Biggie?
Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti
Ramush Haradinaj në përkrahje të marshit të 12 shtatorit: Çlirimtarët i presim në Kosovë
Arrestohet një person në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në Graubünden të Zvicrës
“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

LEXO GJITHASHTU

Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
TOP Momenti
Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet
Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet
TOP Momenti
Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik
Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik
TOP Momenti
Çeku vizitoi SBASHK-un zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
Çeku vizitoi SBASHK-un zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
TOP Momenti
Policia konfirmon vdekjen e të riut që ishte duke punuar në ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok
Policia konfirmon vdekjen e të riut që ishte duke punuar në ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti paralajmëron Institut për energjinë – do të hulumtojë e llogarisë kostot e projekteve të së ardhmes
Lajme

Kurti paralajmëron Institut për energjinë – do të hulumtojë e llogarisë kostot e projekteve të së ardhmes

September 1, 2026
Kërkohet paraburgim për tre persona të dyshuar për ryshfet në provimet për patentë-shofer
Lajme

Kërkohet paraburgim për tre persona të dyshuar për ryshfet në provimet për patentë-shofer

September 1, 2026
Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
Lajme

Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

September 1, 2026
Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Lajme

Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?