Qeveria e Italisë, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka vendosur të zgjasë edhe për 15 ditë pezullimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë Schengen me Spanjën.
Roma e kishte pezulluar marrëveshjen me Madridin për një muaj, duke nisur nga 31 korriku, pas një fluksi të madh migrantësh që kaluan drejt territorit spanjoll të Ceutës.
Në incidentin e fundit, dhjetëra migrantë humbën jetën, duke shkaktuar një emergjencë të madhe migracioni në Bashkimin Evropian dhe kritika ndaj qeverisë së majtë të Spanjës, përfshirë edhe nga Italia, shkruan DW.
The post Italia zgjat pezullimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën appeared first on Gazeta Express.

