By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para, telefona e dokumente, detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para, telefona e dokumente, detaje
Lajme

Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para, telefona e dokumente, detaje

Momenti
Published: May 21, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar për ngrirjen e përkohshme të 18 pronave të paluajtshmërive, dhe, është kërkuar paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin “Pronat në Prizren”.

Në njoftim shtohet edhe se, ky veprim i Prokurorisë vjen pas një hetimi disa mujor, të kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, lidhur me rastin “Pronat në Prizren”, dhe se, hetimi ka zbuluar se të dyshuarit kanë përdorur dokumente dhe procedura fiktive për të ndërmjetësuar pronat kadastrale të një personi të ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë disa dekada më parë, ku përmes këtyre veprimeve, janë ndryshuar pronësitë e 18 parcelave tokësore më fshatin Lokvicë, Komuna e Prizrenit, me vlerë rreth 1,000,000 euro, duke shkaktuar dëm material për pronarët ligjorë, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Komunikata:

Ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin “Pronat në Prizren”

Prizren, 21 Maj 2026 –  Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.J., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të KPRK-së.

Sipas kërkesës, i pandehuri E.J., në cilësinë e personit zyrtar si ndërmjetësues i licencuar, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij ka tejkaluar kompetencat, duke përpiluar dokumente dhe marrëveshje fiktive ndërmjetësimi, dhe përmes këtyre veprimeve ka përfituar për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm material të konsiderueshëm.

Ky veprim i Prokurorisë vjen pas një hetimi disa mujor, të kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, lidhur me rastin “Pronat në Prizren”. Hetimi ka zbuluar se të dyshuarit kanë përdorur dokumente dhe procedura fiktive për të ndërmjetësuar pronat kadastrale të një personi të ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë disa dekada më parë. Përmes këtyre veprimeve, janë ndryshuar pronësitë e 18 parcelave tokësore më fshatin Lokvicë, Komuna e Prizrenit, me vlerë rreth 1,000,000 euro, duke shkaktuar dëm material për pronarët ligjorë.

Hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj të dyshuarit V.Z., i cili gjendet në arrati për shkak të veprave “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 të KPRK-së. V.Z. dyshohet se, duke falsifikuar dokumentet publike dhe në koordinim me E.J., ka lidhur marrëveshje ndërmjetësimi përmes së cilës ka bartur 18 ngastra kadastrale në emër të tij. Në të njëjtin rast, hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj të dyshuarit A.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 sipas KPRK-së.

Në lidhje me rastin, janë sekuestruar para në shumën prej 14.600 euro, telefona dhe dokumente relevante, ndërkohë që është lëshuar edhe urdhër për ngrirjen e përkohshme të 18 ngastrave të paluajtshmërive, për të siguruar gjendjen e pronave deri në përfundim të procedurës hetimore.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe mbledhjen e provave të mëtejshme.

Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji

The post Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para, telefona e dokumente, detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?