By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Tetova, pasi tentoi të kryejë grabitje në një lokal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Privohet nga liria 22 vjeçari nga Tetova, pasi tentoi të kryejë grabitje në një lokal
TOP Momenti

Privohet nga liria 22 vjeçari nga Tetova, pasi tentoi të kryejë grabitje në një lokal

Momenti
Published: June 3, 2026

Me reagimin e shpejtë të policisë së Tetovës është privuar nga liria një banor i Tetovës, i cili nën efektin e alkoolit dhe me pistoletë ka tentuar të kryejë grabitje në një objekt hotelier (lokal).

Pistoleta është gjetur dhe ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Your browser does not support the video tag.

Më 03.06.2026 në ora 16:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin H.D. (22) nga Tetova.

Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, ndërsa pas kryerjes së alkotestit është konstatuar se ishte nën efektin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1.35 promilë alkool në gjak.

Your browser does not support the video tag.

Më parë, në SPB Tetovë, personi A.I. (38) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:30, në vendin e tij të punës në një objekt hotelier, H.D. ka tentuar të kryejë grabitje ndaj tij.

Sipas denoncimit, ai ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka kërkuar punonjësit A.I. t’i jepte paratë.

Pasi A.I. ka refuzuar dhe i ka thënë të dalë jashtë, midis tyre ka pasur një përleshje fizike, me çka H.D. e ka goditur personin A.I. me qytën e pistoletës në pjesën e kokës.

Pas kësaj, H.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt pas ndërmarrjes së masave është gjetur dhe privuar nga liria.

Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

You Might Also Like

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR-i për ndihmën e parë emergjente
Shkoi tek shoku e nuk u kthye më, detaje të reja për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë
Specialja: Nuk kemi mandat për të trajtuar të gjitha krimet e luftës në Kosovë
Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria identifikon 17 raste me elemente të veprave penale në zgjedhjet e 7 qershorit

You Might Also Like

Prishtina kërkon masa urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore
TOP Momenti

Prishtina kërkon masa urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore

June 10, 2026
Numërimi i votave drejt fundit – Këta janë kandidatët për deputetë me më së shumti vota deri më tani
TOP Momenti

Numërimi i votave drejt fundit – Këta janë kandidatët për deputetë me më së shumti vota deri më tani

June 10, 2026
Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë
TOP Momenti

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

June 10, 2026
Siljanovska-Davkova nga Sofja: Të konkurrojmë në dije dhe zhvillim, jo ​​në bllokada dhe përçarje
TOP Momenti

Siljanovska-Davkova nga Sofja: Të konkurrojmë në dije dhe zhvillim, jo ​​në bllokada dhe përçarje

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?