Aferdita Saraçini, ka qenë e ftuar në “Pressing One”, të martën.
Ajo ka treguar për periudhën e rëndë kur e larguna nga puna atë dhe bashkëshortin e saj vitet e 90’ta.
Ajo tha se një ditë të diele të gushtit nuk kishin asnjë ushqim në shtëpi, ka kërkuar mos i ka mbetur ndonjë para në xhepa të palltos.
Tha se e kishte gjetur dhe ka shkuar dhe e ka blerë një bukë.
“Muajin e parë korriku ka qenë më i lehtë në kuptimin e rrogave që mund t’i harxhonim, në gusht, një ditë e dielë mbetemi pa kurgjo, fëmijët çanin. Jam qu nëpër pallto të dimrit kam kërku mos po e gjejë një dinarë, e kam gjetë dhe kam shku e kam ble një bukë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
The post “Jam çu nëpër pallto, me gjetë naj dinar, e kam ble një bukë”, Aferdita Saraçini rrëfen për largimin nga puna të saj dhe bashkëshortit appeared first on Gazeta Express.

