By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Podujeva shpall gjendje emergjente për shkak të mbeturinave, paralajmërohet rrezik për shëndetin publik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Podujeva shpall gjendje emergjente për shkak të mbeturinave, paralajmërohet rrezik për shëndetin publik
Lajme

Podujeva shpall gjendje emergjente për shkak të mbeturinave, paralajmërohet rrezik për shëndetin publik

Momenti
Published: August 5, 2026

Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të grumbullimit të mbeturinave në territorin e saj, pasi situata është vlerësuar si alarmante dhe me rrezik për qytetarët.

Drejtori për Shërbime Publike në Podujevë, Bahri Selimi, ka thënë se komuna është përballur me probleme të vazhdueshme në menaxhimin e mbeturinave që nga fillimi i këtij viti, përfshirë edhe mungesën e pajisjeve teknike nga kompania përgjegjëse për pastrimin.

“Pasi tek ne u krijua një gjendje e jashtëzakonshme, shumë alarmante dhe në fakt gjendje emergjente, u desh të merrej ky vendim sot. Me problemin e mbeturinave jemi duke u marrë nga janari i këtij viti dhe në vazhdimësi kemi pasur probleme me menaxhimin e tyre, si dhe mungesë të pajisjeve teknike”, ka deklaruar Selimi.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se komuna ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar situatën, por sipas tij, gjendja ka arritur në një pikë kritike pas ankesave të shumta nga qytetarët.

“Në pamundësi për ta rregulluar gjendjen, kam kërkuar nga Sektori i Emergjencave në Drejtorinë e Shërbimeve Publike që të përgatisë një raport për gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Podujevës. Ky raport e ka vlerësuar situatën si alarmante dhe të jashtëzakonshme, duke paraqitur rrezik për qytetarët”, tha ai.

Sipas Selimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë rekomandim se gjendja me mbeturinat mund të çojë edhe në përhapje të ndonjë epidemie.

Pas shpalljes së gjendjes emergjente, komuna ka nisur ndërhyrjet për pastrimin e territorit.

“Kemi rrugët e hapura që në mënyrë emergjente të pastrojmë territorin e Podujevës. Sot kemi filluar dhe shumë shpejt do t’i largojmë mbeturinat, duke parandaluar përhapjen e ndonjë epidemie”, ka përfunduar Selimi.

 

 

source

You Might Also Like

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja

LEXO GJITHASHTU

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Lajme
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Lajme
Kurti me ftesë të re për Bedri Hamzën, Kryetari i PDK i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin (letra e plotë)
Kurti me ftesë të re për Bedri Hamzën, Kryetari i PDK i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin (letra e plotë)
Lajme
Bugaqku: Moskonstituimi i Kuvendit cënon rëndë Kushtetutën
Bugaqku: Moskonstituimi i Kuvendit cënon rëndë Kushtetutën
Lajme

You Might Also Like

Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Lajme

Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”

August 7, 2026
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Lajme

Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit

August 7, 2026
Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Lajme

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër

August 7, 2026
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?