By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Koci: Arrestimet në Serbi po shtohen, institucionet e Kosovës nuk po më ndihmojnë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Koci: Arrestimet në Serbi po shtohen, institucionet e Kosovës nuk po më ndihmojnë
TOP Momenti

Koci: Arrestimet në Serbi po shtohen, institucionet e Kosovës nuk po më ndihmojnë

Momenti
Published: August 16, 2026

Avokati Arianit Koci ka kërkuar angazhim më të madh institucional për mbrojtjen e shtetasve të Kosovës që arrestohen në Serbi, duke thënë se autoritetet e Kosovës duhet të koordinohen më seriozisht për këto raste.

Koci ka deklaruar se, bazuar në përvojën e tij ndër vite në mbrojtjen e personave të arrestuar në Serbi, ka krijuar përshtypjen se arrestimet shpesh ndodhin në periudha kur në Kosovë dalin në pah dëshmi të reja për krimet e kryera nga forcat serbe.

Your browser does not support the video tag.

“Shteti duhet dhe mundemi me bë shumë më tepër. Sa herë në Kosovë zbulohet një varrezë masive apo dalin prova të reja për krimet e forcave serbe, Serbia reagon edhe me arrestime të shtetasve tanë”, ka shkruar Koci.

Sipas tij, përmes këtyre rasteve synohet të krijohet narrativa se krime kanë kryer të dyja palët.

Koci ka bërë të ditur se tashmë edhe vetë është përballur me pengesa nga autoritetet serbe për shkak të angazhimit të tij në këto raste.

“Tri herë jam ndaluar edhe duke udhëtuar me veturë diplomatike, në praninë e shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd. Po iu pengon angazhimi im. Nuk frikësohem. Por në këto rrethana ky angazhim duhet me u koordinu me shtetin”, ka deklaruar ai.

Avokati ka sqaruar se, ndonëse si avokat nga Kosova nuk mund ta ushtrojë profesionin në Serbi, ai mund të koordinojë mbrojtjen, të këshillojë avokatët atje dhe të ndihmojë me prova e argumente.

Koci ka thënë se në shumë raste ku ka qenë i përfshirë, personat e arrestuar janë liruar. Për këtë arsye, ai i ka ofruar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shërbimet e tij falas dhe ka paraqitur propozime konkrete për mbrojtjen juridike të të arrestuarve.

Megjithatë, sipas tij, në vend të koordinimit ka hasur në neglizhencë, mungesë interesi dhe bartje të përgjegjësisë.

“Madje, propozimet janë refuzuar në mënyrë joformale, si pa bazë juridike, nga persona që nuk janë fare juristë”, ka thënë Koci.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat publike të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me personat e arrestuar, duke pretenduar se ndaj tyre bëhen deklarime para se të vendosë gjykata.

Sipas Kocit, kjo cenon prezumimin e pafajësisë, ushtron presion mbi drejtësinë në Serbi dhe mund të rrezikojë sigurinë e shqiptarëve të arrestuar në burgjet serbe.

“Problemi tjetër është raporti me familjet. Shpesh duhet me shku disa herë në Ministri. Kur bëjnë presion përmes mediave, interesimi institucional rritet. Ministri duhet me i pritë, me ua dëgju hallin dhe me ua tregu çka po bën shteti”, ka shkruar ai.

Koci ka veçuar edhe shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin, për të cilin ka thënë se po bën “punë të madhe me mundësi të kufizuara”.

Sipas tij, Jashari është i vetëm në këtë zyrë, ndonëse marrëveshja parasheh dy diplomatë, ndërsa vetura zyrtare e zyrës ka rreth 700 mijë kilometra.

“Kjo është një prej pikave tona diplomatike më të vështira dhe më të rëndësishme. Prandaj, kjo neglizhencë ndaj asaj zyre, nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar Koci.

Në fund, avokati ka theksuar se çështja, sipas tij, është më e gjerë sesa fati i një qytetari të vetëm të arrestuar.

“Krejt kjo situatë është më e madhe se fati i një qytetari të arrestuar”, ka përfunduar Koci./Telegrafi/

You Might Also Like

Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën
Keqpërdorimi i mjeteve për libra-mbi 60 mijë € huq vitin e kaluar, sivjet MASHTI-i merr masa
Bjeshkët e Deçanit po zbrazen, lëndinat po mbulohen nga molikat
Kërkohet dënim më i ashpër- Familja Hajdari i shpëtoi përpak përplasjes me një veturë

LEXO GJITHASHTU

Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
Lajme
Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Tensione në ditën e 78-të të protestës në Shqipëri
Tensione në ditën e 78-të të protestës në Shqipëri
TOP Momenti
Barcelona siguron Rodrin, më në fund
Barcelona siguron Rodrin, më në fund
TOP Momenti
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Lajme

You Might Also Like

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri
TOP Momenti

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

August 16, 2026
Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic
TOP Momenti

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

August 16, 2026
Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës
TOP Momenti

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

August 16, 2026
Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës
TOP Momenti

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?