By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

Momenti
Published: August 16, 2026

Presidenti Donald Trump ishte në Long Island të premten për të bërë fushatë me kreun ekzekutiv të Nassau County, Bruce Blakeman, të cilin ai e ka mbështetur për guvernator të Nju Jorkut.

Z. Trump u prit nga qindra mbështetës brenda Mack Center for Training and Intelligence të Nassau County, ndërsa vuri në dukje rënien e krimit të dhunshëm në nivel kombëtar.

Your browser does not support the video tag.

“Hochul dhe e majta radikale qëndrojnë në krah të anëtarëve të bandave, grabitqarëve të fëmijëve dhe kriminelëve të dhunshëm. Ne qëndrojmë në krah të njujorkezëve punëtorë”, tha ai.

Mesazhi i Trump ishte “Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt” nën drejtimin e Blakeman.

“Faleminderit, President Trump, dhe Zoti ju bekoftë për gjithçka që bëni”, tha Blakeman. “Ne ju vlerësojmë. Vazhdoni përpara!”

Dalja e Trump mund të ndihmojë republikanët që synojnë të rrëzojnë nga postet anëtarët demokratë të Kongresit, Tom Suozzi dhe Laura Gillen.

Blakeman foli për suksesin e tij në uljen e kriminalitetit përmes punës me agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

“Kathy Hochul dhe Zohran Mamdani, ata thanë se marrëveshja jonë me ICE ishte mizore”, tha ai.

Në një moment, presidenti e ndërpreu fjalimin dhe u largua nga skena për të përqafuar prindërit e Jacob Freytes. 12-vjeçari u vra nga një plumb qorr, ndërsa po shkonte në dyqan në Bronx muajin e kaluar.

Sipas mediave amerikane, Presidenti po synon t’u japë shtysë republikanëve në garat elektorale të forta përpara zgjedhjeve të mes mandatit të nëntorit.

“Ardhja e Trump u thotë atyre votuesve: ‘Hej, ky është njeriu im’”, tha Lawrence Levy, dekan i Hofstra National Center for Suburban Studies.

“Çështjet ku Donald Trump përqendrohet – emigracioni dhe siguria publike, kur ai flet për uljen e taksave dhe kundërshtimin e socializmit – kanë një mbështetje shumë, shumë të lartë.”

“Kemi një prani jashtëzakonisht të madhe policore. Po punojmë shumë ngushtë me Shërbimin Sekret për t’u siguruar që ky të jetë një aktivitet i sigurt për të gjithë, jo vetëm për presidentin, por për të gjithë ata që marrin pjesë dhe për këdo që jeton ose punon në zonën përreth”, tha Blakeman përpara aktivitetit. /Panorama

The post Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

LEXO GJITHASHTU

Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Lajme
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Lajme
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Lajme
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
TOP Momenti
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Lajme

You Might Also Like

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët
Lajme

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët

September 16, 2026
Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje
Lajme

Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje

September 16, 2026
Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari
Lajme

Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari

September 16, 2026
Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar
Lajme

Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?