Skuadra e Prishtinës ka nisur sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në ndeshjen e xhiros së parë, Prishtina e ka fituar derbin ndaj skuadrës së Ballkanit.
Dueli i luajtur të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ka përfunduar me shifrat 4:2 në të mirë të Prishtinës.
Albin Krasniqi shënoi dy gola kurse me nga një gol në këtë fitore të Prishtinës, kontribuuan Assane Diatta dhe Kastriot Selmani.
Për Ballkanin, golat i realizuan Valentin Serebe dhe Engjëll Ajazaj.
Po ashtu, Ballkani ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak në fushë pasi qendërmbrojtësi Ivica Batarelo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të për shkak të ndërhyrjes ndaj Diattas.

