By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
TOP Momenti

Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje

Momenti
Published: June 24, 2026

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa nga kryesia dhe figura të rëndësishme po vijnë reagime të ndara.

Debati është thelluar edhe më shumë mes kërkesave për përgjegjësi, mbështetjes për lidershipin aktual dhe thirrjeve për reflektim brenda strukturave të partisë.

Dega e Pejës, Lipjanit dhe dega e II e Prishtinës kanë dalë haptazi me kërkesën për dorëheqje të Abdixhikut, kurse disa nga degët e tjera si Ferizaj e Istogu kanë shprehur qëndrime të kundërta, duke e kthyer situatën në një prej zhvillimeve më të forta të brendshme në LDK pas zgjedhjeve.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, vetë kryetari Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve. Duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvendin e partisë, Abdixhiku tha se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve asaj të Pejës dhe Ferizajt.

Ne do t’ju sjellim në kohë reale deklaratat, reagimet dhe çdo zhvillim të ri nga brenda këtij subjekti politik. /Telegrafi/

Your browser does not support the video tag.

24/06/2026 10:49-​ ​Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme

Pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku tri degë të kësaj partie kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur Hykmete Bajrami.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se zgjedhjet e brendshme janë zgjidhje dhe se pozitat nuk janë të përhershme.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:48-​ Besian Mustafa me mesazh të fortë për LDK-në: “Duro, si gjithmonë ke duru”

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar me një postim emocional në rrjete sociale, në një kohë tensionesh të brendshme në parti dhe debateve për drejtimin e saj.

Ai i është drejtuar LDK-së me një mesazh të gjatë, duke rikujtuar periudha të ndryshme historike të vështira që, sipas tij, partia i ka kaluar ndër vite.

Ai ka vijuar duke theksuar se LDK ka kaluar shumë kriza dhe se, sipas tij, do të vazhdojë të përballet edhe me sfidat aktuale, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Duro Mbretneshë si dje e sot, ashtu edhe nesër!”.

23/06/2026 23:41-​  “Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes presionit për dorëheqje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda partisë është shtuar presioni për dorëheqjen e tij pas zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e “vullnetit dhe durimit”, duke falënderuar kryetarët e degëve, nëndegëve dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e dhënë sonte.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:28-​  LDK në Ferizaj krah Abdixhikut, Azemi kritikon kërkesat për dorëheqje

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me kërkesat e disa degëve të partisë për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka thënë se nuk është koha që mungesa e përgjegjësisë në nivel lokal të mbulohet me kërkesa publike për largimin e kryetarit të partisë.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:28-​  Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për kërkesën që ka ardhur nga degët e Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai këtë e ka vlerësuar si pjesë të demokracisë në këtë parti, duke e cilësuar si kërkesë politike.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:27-​   “Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar pas kërkesave të disa strukturave të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i dalë në mbrojtje atij dhe duke kritikuar qasjen e brendshme të disa degëve.

Ferati ka thënë se është shqetësuese tentativa për të zhvendosur përgjegjësinë e rezultateve vetëm te niveli qendror, duke e quajtur këtë shmangie të llogaridhënies.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:26-​  Zyrtarët e LVV-së ironizojnë përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit dhe së fundmi nga Dega II në Prishtinë, kanë nxitur reagime edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Taulant Kelmendi, ka deklaruar se debatet mes Lumir Abdixhikut dhe Gazmend Muhaxherit janë çështje të brendshme të LDK-së, por ka kritikuar qeverisjen lokale në Pejë.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:25-​  Shtohet presioni ndaj Abdixhikut, edhe Dega II në Prishtinë kërkon largimin e tij

Pas degëve të Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se LDK-ja po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e saj.

Në një deklaratë publike, kjo degë shprehet se Kosova po përballet me sfida të mëdha politike dhe se LDK-ja po humb peshën e saj politike pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:23-​  Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kërkesave publike për dorëheqjen e tij nga kryesitë e degëve të LDK-së në Pejë dhe Lipjan.

Përmes një postimi, Abdixhiku i falënderoi dy kryetarët për kërkesat e tyre, duke theksuar se do të kishte qenë më korrekte që ato t’i shprehnin në takim të drejtpërdrejtë.

Duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvendin e partisë, Abdixhiku tha se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:22-​  Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Pas Degës së LDK-së në Pejë, edhe Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si “standard të përgjegjësisë politike” pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

Dega e Lipjanit thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si nxitje për reflektim dhe reformim të partisë.

Lajmi i plotë >>>>

23/06/2026 23:21-​  LDK në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, pas mbledhjes së mbajtur dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, ka kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë.

Sipas komunikatës, me shumicë votash anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se nevojitet ndryshim në drejtim të strukturave udhëheqëse, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si akt moral dhe politik.

Lajmi i plotë >>>>

You Might Also Like

Krasniqi: 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë Kurti
Mucunski: Brenda dy viteve ndërtuam një diplomaci më aktive dhe efikase
Zajkova: Shumica qeverisëse, në vend që të punojë për qytetarët, ka vendosur përsëri të punojë për bankat
Toshkovski: Interpelanca është një përpjekje e dobët politike për të ngadalësuar procesin e pastrimit të krimit dhe korrupsionit
Protestat dhe mesazhet e përcjella nga PS – zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës dhe drejtuesve politikë

You Might Also Like

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë
TOP Momenti

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

June 24, 2026
Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna
TOP Momenti

Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna

June 24, 2026
LSDM: Institucionet të hetojnë skandalin me kompaninë bullgare të Janushevit
TOP Momenti

LSDM: Institucionet të hetojnë skandalin me kompaninë bullgare të Janushevit

June 24, 2026
Taulant Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Shpresoj që pas një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh
TOP Momenti

Taulant Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Shpresoj që pas një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?