By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas deklaratës se Zelinskit, largohet flamuri i Ukrainës nga Prishtina
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas deklaratës se Zelinskit, largohet flamuri i Ukrainës nga Prishtina
TOP Momenti

Pas deklaratës se Zelinskit, largohet flamuri i Ukrainës nga Prishtina

Momenti
Published: August 9, 2026

Ishte vendosur para katër vjetësh, me qëllim të solidarizimit me popullin ukrainas gjatë luftës.

Por, i njëjti flamur tashmë nuk shihet më në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ishte pikërisht deklarata e Zelenskyt në një konferencë për media krah Vuçiqit, ku theksoi se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar ajo që nxiti reagime në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

Këtë përgjigje, Zelensky e dha gjatë vizitës së tij dyditore në Serbi.

Por, pas kësaj deklarate, nuk kaloi shumë kohë dhe kryetari i Prishtinës, përmes rrjeteve sociale, njoftoi se flamuri i Ukrainës po largohej nga sheshi me arsyetimin se shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti përgjigjet!”

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”,ishte reagimi i Ramës.

Tutje, ai theksoi se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

Pas largimit disa qytetar besojnë qe u veprua drejt me flamurin ukrainas.

“Sipas deklaratës së tij, kemi pasur të drejtë. Ne, me të gjitha mundësitë që kemi pasur, jemi munduar t’i ndihmojmë”, tha një qytetar.

“Edhe ata le t’i thërrasin mendjes, le ta shohin. Nëse ai s’na njeh, haptas thotë që nuk na njeh dhe nuk e ka ndërmend, pse edhe ne ta përkrahim”, u shpreh Mirsad Krasniqi.

Për largimin e flamurit, avokati Arianit Koci thotë se fillimisht duhet të dihet mbi cilat kritere ishte vendosur ai flamur.

“Nuk është problem ta cekim se nuk është problem që sot është larguar flamuri. Ajo që është problem është pse është vendosur flamuri para katër vitesh, kush e ka vendosur dhe mbi cilat kritere. A janë koordinuar Qeveria me Komunën dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, sepse politika e jashtme është një interes shtetëror”, tha ai.

Tutje, Koci theksoi se, sipas tij, Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, pasi nuk kishte pasur plane për ta njohur Kosovën as para agresionit rus.

“Në momentin kur ne e kemi vendosur flamurin para katër vitesh, le të themi se jemi solidarizuar, por ata nuk na kanë pranuar as atëherë dhe as tani. Ajo që është më interesante është se Zelensky nuk ka ndryshuar ndonjë qëndrim dhe nuk ka thënë se në të ardhmen e afërt do ta njohë Kosovën”, u shpreh ai.

Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës, përveç reagimit të kryetarit në rrjetet sociale, TëVë1 nuk mori ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

 

 

 

 

 

source

You Might Also Like

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji

LEXO GJITHASHTU

“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
Lajme
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Lajme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Lajme
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Lajme
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Lajme

You Might Also Like

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit
TOP Momenti

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit

August 9, 2026
​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
TOP Momenti

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil
TOP Momenti

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil

August 9, 2026
Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike
TOP Momenti

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?