By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit
Lajme

Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit

Momenti
Published: August 18, 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë kanë mbërritur në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi po mbahet në Zyrën e Presidentes dhe ka nisur në orën 09:00.

Haxhiu i ka ftuar liderët e partive politike për një takim konsultativ, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike dhe zhbllokimin e institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

Në takim pritet të diskutohet mundësia e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Megjithatë, partitë opozitare kanë refuzuar pjesëmarrjen. Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për thirrjen e seancës konstituive, duke e cilësuar ftesën e saj si “manipulim të radhës”.

Edhe Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen. Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka akuzuar Haxhiun dhe Kurtin se përmes këtij takimi po synojnë të gjejnë fajtorë për një vendim që, sipas tij, tashmë është marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.

Në takim nuk do të marrë pjesë as Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka deklaruar se është e gatshme të takohet vetëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

source

You Might Also Like

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
Grupi Huthi i Jemenit pretendon se ka kryer sulm me dron ndaj një rafinerie saudite të naftës
Ukraina pa ministër mbrojtjeje në mes të luftës: Zelensky ende hesht

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar nga gjykata
Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar nga gjykata
TOP Momenti
Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja
Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja
TOP Momenti
64 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve
64 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve
TOP Momenti
QMK: Pothuaj tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
QMK: Pothuaj tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
TOP Momenti
Viktima u godit në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Viktima u godit në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
TOP Momenti

You Might Also Like

E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Lajme

E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

August 18, 2026
A i frikësohen protestave në shtator, Haxhiu: Ta tregojnë arsyen pse mund të protestojnë
Lajme

A i frikësohen protestave në shtator, Haxhiu: Ta tregojnë arsyen pse mund të protestojnë

August 18, 2026
Kapet autori i vrasjes së francezit në Ksamil, ishte fshehur në bagazhin e një makine
Lajme

Kapet autori i vrasjes së francezit në Ksamil, ishte fshehur në bagazhin e një makine

August 18, 2026
Florida ekzekuton sot dënimin e 13-të me vdekje të vitit
Lajme

Florida ekzekuton sot dënimin e 13-të me vdekje të vitit

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?