By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit, në Padova – policia e gjeti pas sinjalit të telefonit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit, në Padova – policia e gjeti pas sinjalit të telefonit
TOP Momenti

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit, në Padova – policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

Momenti
Published: September 25, 2026

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në punë në Padova të Italisë, të enjten.

A.K, pronar i një kompanie ndërtimi dhe banues në provincën e Vicencës, u gjet i pajetë në hapësirën e ashensorit të një godine në rikonstruksion, ku po kryente punime.

Familjarët kishin njoftuar policinë pasi nuk kishin mundur të kontaktonin prej disa orësh, ndërsa vendndodhja e tij u përcaktua fillimisht përmes sinjalit të celularit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kantier ndërtimi në via Goito, në Padova, ku po kryheshin punime rikonstruksioni. Sipas policisë italiane, Kokici dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit, duke humbur jetën nga rënia.

Familjarët e tij, të shqetësuar pasi 51-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon, njoftuan policinë. Agjentët shkuan në kantier, ku gjetën edhe furgonin e Kokicit, me kasën e hapur.

Policia lokalizoi celularin e shqiptarit dhe më pas telefonoi në numrin e tij. Duke ndjekur tingullin e telefonit, efektivët arritën të përcaktonin se ai ndodhej në hapësirën e ashensorit, ku u gjet trupi i pajetë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës, zjarrfikësit, policia shkencore dhe strukturat e tjera të policisë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të kuptuar se si ndodhi rënia. /Tch/

You Might Also Like

“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni

LEXO GJITHASHTU

Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Lajme
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Lajme
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale
Lajme
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Lajme
OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja
OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja
TOP Momenti

You Might Also Like

Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit, kërkon marrëveshje për presidentin dhe shmangien e zgjedhjeve të reja
TOP Momenti

Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit, kërkon marrëveshje për presidentin dhe shmangien e zgjedhjeve të reja

September 27, 2026
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
TOP Momenti

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji

September 27, 2026
Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
TOP Momenti

Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
TOP Momenti

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?